Zv/kryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi në Ajova të ShBA-së kërkoi angazhimin e saj dhe të BE-së për Traktatin e Paqes.
Sipas tij, kjo ide duhet të ketë edhe garanci ndërkombëtare për të arritur fqinjësi të mirë me Serbinë.
Kuçi, ndër të tjerash, ka folur edhe për sundimin e ligjit në veriun e Kosovës, duke shtuar se atje ende po sfidohet nga strukturat ilegale të Serbisë.
Ai tha se iniciativa e qeverisë për të vënë sundim të ligjit në veri, nuk do të jetë nismë kundër qytetarëve serbë të Kosovës.
Ndërsa si prioritet të institucioneve ka përmendur integrimin evropian që po sfidohet kryesisht nga pesë shtetet që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.
Sipas tij, kjo po e ngadalëson edhe procesin e liberalizimit të vizave, të Stabilizim Asocimit dhe vlerësimin e studimit të fizibilitetit. Në vazhdën e punimeve të konferencës ishte edhe Programi i Partneritetit midis shtetit të Ajovas në SHBA dhe Kosovës.
Kuçi vlerësoi bashkëpunimin me Gardën Nacionale në shtetin e Ajovas, duke thënë se FSK-ja ka përfituar shumë nga shkëmbimet dhe i ftoi pjesëmarrësit që ky bashkëpunim të thellohet.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com