Kuçi: Në veri të sundojë rendi dhe ligji

Kuçi: Në veri të sundojë rendi dhe ligji
Zv/kryeministri Hajredin Kuçi ka deklaruar se instituucionet e Kosovës, duan që në komunat në veri të sundoj rendi dhe ligji.

Për këtë jemi të gatshëm që të dëgjojmë me seriozitetin më të madh preokupimet dhe kërkesat e qytetarëve serbë të cilët jetojnë në këtë pjesë, ka thënë Kuçi për mediat serbe. 
Ai me tejë ka theksuar se nuk ka mundësi të ndodh zgjidhje kompromisi, sipas së cilës veriu i Kosovës njëkohësisht do të ishte pjesë e Serbisë dhe pjesë e Kosovës. 
Sipas tij pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe tani pritet edhe përmbyllja e mbikëqyrjes së saj. Kuçi poashtu ka ftuar serbët që me kujdes dhe pa paragjykime të lexojnë Pakon e Ahtisaarit, e cila përfshin gjerësisht interesat e serbëve të Kosovës. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në afërsi të një biznesi, dyshohet i qëllimshëm! Zjarrfikësit ndërhynë në kohë për të shuar vatrën

Gjirokastër/ Zjarr në afërsi të një biznesi, dyshohet i qëllimshëm! Zjarrfikësit ndërhynë në kohë për të shuar vatrën