Kuçi: Nikoliç në Kosovë vetëm
nëse na lejojnë dhe ne në Preshevë

Kuçi: Nikoliç në Kosovë vetëm <br />nëse na lejojnë dhe ne në Preshevë
Institucionet e Kosovës i janë përgjigjur negativisht kërkesës së presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliç për ta vizituar Kosovën gjatë Krishtlindjeve ortodokse me datë 7 janar. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi konfirmoi se kërkesa u refuzua me arsyetimin se vizita të liderëve serb mund të ndodhin vetëm në bazë të reciprocitetit, pra kur edhe liderët e institucioneve të Kosovës të lejohen të vizitojnë shqiptarët në Luginë të Preshevës.

Ky vendim, tha Kuçi është marrë edhe pas konsultimeve më partnerët ndërkombëtarë. Kërkesa për vizitë ishte adresuar nga presidenti serb, fillimisht në zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe e njëjta iu është përcjell autoriteteve të Kosovës që dhanë përgjigje negative.

Ky vendim ka irrituar Presidentin serb Tomislav Nikoliç, i cili sulmoi EULEX duke e konsideruar atë të paaftë. "Duke marrë parasysh faktin se ende nuk ka arritur përgjigjja për kërkesën, është krejtësisht e qartë se EULEX-i nuk është mision neutral dhe nuk është në gjendje të garantojë sigurinë e askujt e as të kryetarit të Serbisë në Kosovë. Kështu, ai e bën të pakuptimtë ekzistencën e vet në territorin e Kosovës”, thuhet në deklaratën për mediat të presidencës serbe.

Mediat serbe shkruajnë se Nikoliç i ka dërguar kërkesën misionit evropian më 28 dhjetor të vitit të kaluar.

(jd/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ