Kuçi nuk kundërshton futjen e veriut në bisedime

Kuçi nuk kundërshton futjen e veriut në bisedime
Qeveria e Kosovës nuk e ka kundërshtuar thirrjen e Bashkimit Evropian që çështja e veriut të jetë pjesë e dialogut. 

Në deklaratat e saja të mëhershme, sa herë që është përmendur dialogu me Serbinë për çështjen e veriut, institucionet e Kosovës kanë refuzuar kategorikisht mundësinë që për një çështje të tillë të brendshme të bisedohet me Serbinë. Por, ky kundërshtim nuk ka ndodhursot në mbledhjen e qeverisë.

Pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë të mbajtur sot, zv/kryeministri Kuçi e ka komentuar thirrjen që zyrtarët e BE-së kanë bërë të mërkurën pas takimeve me presidenten Jahjaga, që çështja e veriut të adresohet në dialog. Kuçi nuk ka përsëritur kundërshtimin e mëhershëm që veriu të jetë pjesë e bisedimeve, po ka thënë se zgjidhja për atje do të jetë sipas Kushtetutës.

“Kosova e ka dhënë qëndrimin e saj se çdo zgjidhje do të jetë në kuadër të Kushtetutës së Kosovës, Pakos së Ahtisaarit dhe asaj që ne e quajmë rend dhe ligj në vendin tonë”, ka thënë Kuçi .

Zëvendëskryeministri nuk ka mohuar kërkesën e zyrtarëve ndërkombëtar, e sidomos BE-se që të fillojë një dialog i mundshmëm për veriun.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete