Zv/kryeministri Hajredin Kuçi ka deklaruar se Kosova nuk ndihet e kërcënuar prej ndarjeve, pasi ka partneritet me bashkësinë ndërkombëtare. 

Ky qëndrim erdhi pas deklaratave nxitëse ndëretnike të Daçiçit e Nikoliçit. 

Kuçi, po ashtu ka theksuar se qasja e institucioneve të Prishtinës ndaj serbëve në veriun e vendit nuk do të ndikohet nga marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Heqja e barrikadave në veri dhe zhbërja e strukturave paralele është kërkuar edhe nga kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi. Kreu i legjislativit ka mohuar mundësinë e përfshirjes së Beogradit zyrtar në dialogun ndërmjet Qeverisë dhe qytetarëve të veriut. 

/rg/shqiptarja.com/