Kuçi reagon ndaj presidentit serb:
Nikoliç sheh ëndrrat e viteve '90

Kuçi reagon ndaj presidentit serb:<br />Nikoliç sheh ëndrrat e viteve '90
PRISHTINE - Deklaratat e Presidentit serb, Tomislav Nikolic, se për Kosovën duhet kërkuar zgjidhje brenda sovranitetit të Serbisë, kanë nxitur reagime në Prishtinë.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se kreu i shtetit serb po sheh ëndrra të viteve '90-ta.

“Më përpara e kisha ftuar Nikoliçin që të lexojë ndonjë libër të ri për çështjen e rregullimit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ndërshtetërore sesa të merret me ëndrra”, ka thënë Kuçi për gazetën kosovare “Express”.

“E kisha ftuar të mos shohë ëndrra ose ëndrra të viteve të 90-ta mos t`i përsëriten në gjumë. Zakonisht ndjenja e kompensimit vjen në pleqëri dhe duket se atij i ka ardhur, sikur ata njerëzit që i shohin filmat e vizatur si fëmijë dhe fillojnë me iu përsërit kur të plaken”, ka ironizuar Kuçi idenë e Nikolicit.

Në një intervistë për median serbe Tomislav Nikolic ka thënë se ka një plan për autonomi substanciale për Kosovën, duke thënë se në këtë rast shqiptarët do të jetonin sikur gjermanët në Itali apo Belgjikë.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë