Trupi i pajetë i një 30 vjeçari është gjetur gjatë pasditës së sotme në një rezervuar në Kuçovë në fshatin Goraj.

30-vjeçari Elidon  Kanani ishte nga banues në fshatin Magjat Perondi ka qenë duke u larë në liqen së bashku me bashkëmoshatarët e tij.

Trupi i tij i pajetë është gjetur pas dy orë kërkimesh nga Polumbarët e Reneas në një thellësi  prej 13 metrash.

Viktima është transportuar në morgun e spitalit për të bërë autopsinë dhe në këtë mënyrë për të zbuluar shkaqet e mbytjes.

diga e liqenit

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)