KUÇOVE - Është arrestuar vetëm gjatë mbrëmjes autori i plagosjes me thikë të 50-vjeçarit Bashkim Gërxhit, banues në Komunës Perondi të qytetit të Kuçovës.

U arrestua 53-vjeçari Vasil Blloku, banues në qytetin e Beratit dhe është shpallur në kërkim djali i tij Marko Blloku, si bashkëpunëtor në plagosjen e kryer ditën e sotme.

Kapja është bërë nga policia e qytetit në Beratit, në bashkëpunim me atë të Kuçovës, pas kërkimeve intensive të bëra.

53-vjeçari sëbashku me djalin e tij Marko Blloku kanë goditur sot me thikë Bashkim Gërxhin, pas një zënke të ndodhur mes tyre. Sipas burimeve të policisë së qarkut të Beratit konflikti midis tyre ka qenë për motive të dobëta.

Blutë e Beratit kanë shpallur në kërkim djalin e 53-vjecarit Marko Blloku dhe po punojnë për kapjen dhe arrestimin e tij.

Ndërkohë që burime spitalore njoftojnë se 53-vjeçari i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale dhe ndodhet nën terapi intensive.

(eç/shqiptarja.com)