Ku gabojnë Fevziu, Olldashi,
Flloko, Mëhilli dhe Myrtezaj në veshje
Një nga arsyet për të marrë pjesë në këtë rubrikë ka qenë pikërisht ndërgjëgjsimi i figurave publike qofshin deputët, qeveritarë , artiste gazetarë apo moderator. Mendoj që në formimin
Një nga arsyet për të marrë pjesë në këtë rubrikë ka qenë pikërisht ndërgjëgjsimi i figurave publike qofshin deputët, qeveritarë , artiste gazetarë apo moderator. Mendoj që në formimin artistik apo akademik një rëndësi të veçantë në formimin e personalitetit ka rëndësi dhe personifikimi i stilit, që në shumicën e rasteve nuk e shoh të merret seriozisht ose kalon në plan të dytë.Vlen të theksohet që kultura e të veshurit në vendin tonë pavarësisht antikapit të trashëguar nga e kaluara tashmë është kthyer në domosdoshmëri kultivimi i saj. Kritikat që bëhen janë pozitive dhe nuk duhet të merren si personale. Dua të sqaroj dhe diçka tjetër, është e vërtet kur themi që shija është relative por përshtatja e stilit nuk ka të bëjë me emrin apo firmën që është prodhuar (e dëgjoj shpesh si mburrje) …e rëndësishme është përshtatja e stilit me karakterin dhe raporti proporcional (trupi me veshjen). ‘‘Fashion is architecture It a matter of proportions‘‘… thotë Coco Chanel.
BLENDI FEVZIUNjë nga personazhet televizive të sukseshëm . I njohur në formatin “Opinion” , ai spikat jo vetëm për nivelin e lartë profesional ku tërheq vëmendjen “looku” i tij i zgjedhur me kujdes . Brenda kostumit modern z. Fevziu shpalos dhe etikën e një moderator të kuruar deri në detaje që rrallë herë e shohim te meshkujt shqiptarë. Kombinon bukur ngjyrat dizenjat e kollareve …por ka disa raste që e tepron, me formatet e stërmëdha të tyre të vrasin syrin, duket sikur marrin frymën….këtu i referohem raportit proporcional.
(Në foto gazetari Blendi Fevziu)SOKOL OLLDASHIPolitikan i njohur në vendin tonë dhe në rolin e tij si ministër në qeverinë aktuale. Personifikohet me një stil klasik të thjeshtë është tepër besnik në stilin e tij, nuk riskon asnjëherë ….E shohim në prezantimet e tij në publik të luaj me ngjyrat dhe format e kollareve që në disa raste stonojnë dukshëm.
(Në foto ministri Sokol Olldashi)TIMO FLLOKONjë nga viganët e kinematografi së shqipare, dhe pa mëdyshje krenaria skenës shqiptare. Personifikohet nga një stil modest të sofistikuar me nota nacionaliste . Përshtatja e tij me stilin tregon më së miri forcën e karakterit të tij dinamik.
(Në foto aktori Timo Flloko)XHENSILA MYRTEZAJNjë artiste e re që po deputon me sukses në skenat festivaleve. Zë i mrekullueshëm shohim në përmirësim të stilit të saj. Ndonjëherë kujdesi i tepruar bën të kalohet limiti ose ‘pika magjike‘ që ndan suksesin nga dështimi. Te Xhensila vërejmë një mënyrë klasiko-mani (karakteristike për brezin që përfaqëson) e cila e transformon këngetaren në një moshë jo reale.
(Në foto këngëtarja Xhensila Myrtezaj) ERLA MEHILLIZëdhënëse e Partisë Demokratike, simbolizohet dhe si “diamante” në radhët e kësaj partie. Tepër e kujdesshme në performancën e saj, me një stil sensual e shohim herë me fustane dhe herë me
këmisha dhe pantallona klasike ….krijon një imazh intrigues.
(Në foto zëdhënësja e Kryeministrit Erla Mëhilli)Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "THASH&THEM" të gazetës "Shqiptarja.com"Redaksia Online(xh.k/shqiptarja.com)
53/5
Sondazhi i ditës:
Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?
-
Brenda 2030
59%
-
Pas 2030
30.5%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 1688
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Djathtas 1912’, Kulluri i përgjigjet sulmeve të Berishës: S’na kishte marrë malli për fjalimet e shokut Enver! Te ne s’ka njerëz të përfshirë me krimin, gjeji te oborri jot
13 Tetor, 11:58
-
Media franceze ‘Le Figaro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve më të mira për të lundruar në Europë
13 Tetor, 11:51
-
Qeveria gjermane ndryshon 'paketën e sigurisë'
13 Tetor, 11:36
-
Gjirokastër/ Morën peng një 53-vjeçar dhe e kanosën për t'i marrë paratë, 2 të arrestuar
13 Tetor, 11:24
-
Policia Rrugore bën bilancin/Shpejtësi tej normave, alkool dhe celular në timon, 24 të arrestuar në Tiranë
13 Tetor, 11:18
-
A ka Izraeli një strategji për kohën e pas luftës?
13 Tetor, 11:10
-
Lufta/ Media: Sulmi izraelit shkatërron një xhami në Libanin jugor, pesë të vdekur
13 Tetor, 11:07
-
Këngëtari shqiptar braktisi muzikën për fenë islame: Më lejohet të marr 4 gra tani
13 Tetor, 10:53
-
Tiranë/ Shpërthim me tritol në banesën e 72-vjeçarit në Laknas (EMRI)
13 Tetor, 10:38
-
Dhunë ndaj grave e vajzës së mitur, 3 të arrestuar në Tiranë
13 Tetor, 10:35
-
Marrëveshja me Italinë/ 'La Repubblica': Të mërkurën pritet të niset anija e parë me emigrantë drejt Gjadrit, por mund të jetë edhe udhëtimi i fundit! Çfarë mund të ndodhë?
13 Tetor, 09:56
-
Durrës/ Në kërkim nga Italia si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë, arrestohet 45-vjeçarja me 2 emra! Pritet ekstradimi (VIDEO)
13 Tetor, 09:53