Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-saë, njëkohësisht mbështetëse e flaktë e Sali Berishës, i ka kërkuar SPAK-ut që të hetojë Bamir Topin. Kokalari në një postim në rrjetet sociale, ka publikuar një video ku thotë se ish-presidenti, dhe ish-nënkryetari i PD-së, ka blerë syze që kushtojnë 60 mijë dollarë. Nëse vërtetë kanë kushtuar, aq thotë Kokalari, ‘bën mirë të na thotë ku i gjeti këto lek, dhe pse jo, SPAK të filloj një investigim’.

‘Tashti nëse vërtet kanë kushtuar aq, Bamir Topi bën mirë të na thotë ku i gjeti këto lek, dhe pse jo, SPAK të filloj një investigim. Aman, ky Bamir Topi me 60,000€ syze dielli, bën mirë ta lërë këtë popull rehat. Jo mor jo, s’ke pse të dukesh i vobekt fare, por 60,000€ syze vetëm një njëri që se ka konceptin se si nxirren lekët me djersë mund ti harxhoi. Dhe miliarda të kesh, 60,000€ nuk harxhon njëri për syze dielli sepse është budallallëk me brirë. Tashti nëse vërtet kanë kushtuar aq, Bamir Topi bën mirë të na thotë ku i gjeti këto lek, dhe pse jo, SPAK të filloj një investigim.’- shkruan Kokalari.