Ku po shkon Bashkimi Europian? A po kërcenohet ekzistenca nga dy krizat kryesore? Shumë analistë janë munudar ti japin një përgjigje këtyre pyetjeve pas dy krzave që goditën unionin, kaosi politik i shkaktuar prej telasheve ekonomike të Greqisë, dhe fluksi i qindra mijëra emigrantëve dhe refugjatëve.
Në muajin korrik, trazira ekonomike dhe politike në Greqi arriti kulmin kur votuesit refuzuan me referendum kushtet e shpëtimit financiar të ofruar nga BE-ja. Nën presionin e Brukselit, Kryeministri Alexis Tsipras e sfidoi rezultatin dhe nënshkroi marrëveshjen. Kjo dëmtoi edhe më shumë besimin tek Bashkimi Evropian, thotë historiani Andrea Mammone.
Në javët në vazhdim, valë prej qindra mijëra emigrantësh mbërritën në brigjet e Evropës dhe numrat vazhdojnë të rriten. Evropa u akuzua për indiferencë ndaj vuajtjeve të refugjatëve. Mammone thotë se ka dalë në pah mungesa e solidaritetit evropian. Përgjigja nuk mund të gjendet me shpërbërjen e Bashkimit Evropian, thotë Christian Odendahl, i Qendrës për Reformimin Evropian.
Marrëveshja Shengen u nënshkrua në vitin 1985 duke krijuar një zonë udhëtimi të lirë pa pasaporta, që u shtri më vonë në pothuajse në të gjithë BE-në. Por, parimi themelor i lëvizjes së lirë po testohet, ndërkohë që shumë vende po rikthejnë masat e kontrollit kufitar. Hungaria ka ndërtuar një gardh me tela me gjemba përgjatë kufirit të saj jugor. Në horizont janë shfaqur edhe kërcënime të tjera. Britania do të zhvillojë një referendum përpara vitit 2018 për largimin nga BE-ja, ndërkohë që sondazhet e deritanishme janë pro largimit. Analistët thonë se një rezultat i tillë do të ishte fatal për Bashkimin Evropian.
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com