Ku t’i kërkoj rrënjët e tua PD?

Ku t’i kërkoj rrënjët e tua PD?

Selia e PD-së

Sistemi Pluralist në Shqipëri, erdhi ndoshta jo edhe aq natyrshëm, sa ç’erdhi në shumicën e vendeve të tjera ish-komuniste. Kushdo që ka qenë në moshën madhore asokohe, e kujton se si u ngritën në protesta studentët, më idealistët e kërkimit të ndryshimeve politike asokohe, e kujtojnë se si nisën grevën e urisë dhe u ngujuan në Qytetin Studenti, po ashtu kujtojnë edhe se si Sali Berisha u vajti me porosi të Ramiz Alisë, për ti “qetësuar sado pak ata”. U foli shoku Sali (sepse asokohe ashtu ishte) mbi “luftën partizane, mbi aftësitë e shokut Ramiz që kishte drejtuar dikur brigadat dhe divizionet partizane, dhe sot po drejton vendin drejt demokratizimit”.

Pak a shumë, ky ishte thelbi i fjalimit “programatik” të njeriut që pas pak muajsh do të bëhej përjetësisht kryetari i Partisë Demokratike. Sapo e mori atë post (sepse nuk e fitoi), nisi të bëjë hasha, Partinë e Punës, 25 vitet e sekretarit të partisë, Ramizin, Enverin, Hysniun, Nexhmijen, gjithë byroistët me soj dhe sorrollop, madje nuk ngurroi ti burgoste ata me akuza qesharake. Ky pra, ishte njeriu që “shembi diktaturën, solli  lirinë, demokracinë, fjalën e lirë”.

Ky ishte njeriu që do të zaptonte dhe drejtonte me dorën e hekurt, jo vetëm partinë, por pas Marsit 1992, edhe qeverinë, presidencën, dhe që mbyti me dhunë e gjak, protestat e opozitës së asaj kohe, që dënonin vjedhjen e votës. Ky ishte njeriu që në mbi 1200 emisione televizive nga 1992 deri sot, nuk rresht së thëni se “kam rrëzuar diktaturën e Enver Hoxhës, kam dënuar krimet e tij, kam sjellë demokracinë, jam i vetmi demokrat që ka sot ky vend, madje nuk e kam dashur kurrë sistemin komunist”. Sali Berisha arriti të ngrejë në sistem, flagën e tij propogandistike, të blejë dhe mirëpaguajë sekserë  dhe analistë mediash, që arriti të bëhet i pasur, duke mos harruar së pasuruari edhe klanin dhe shpurën e tij.

Dhe sot e kësaj dite, pas gjithë atyre që ka bërë, nga 1997, shitja e pasurive kombëtare dhe publike, pas shkatërrimit  dhe boshatisjeve të fshatrave, duke i ftuar ata të mbushnin qytetet, pasi katandisi ekonominë në skëterrë dhe ferr për shqiptarët duke prishur dhe shitur uzinat, fabrikat, kombinatet, duke shitur mijëra tonë makineri të reja që gjendeshin  në depot dhe magazinat e qyteteve tona, pasi  largoi, degdisi, dhe shkatërroi  elitën e Partisë Demokratike, kërkon sërish të ….rikthehet në pushtet. Njeriu që i ka fshirë nga faqja e dheut memorjen  dhe muzeun partisë tij, që ka flakur në plehra emrat dhe themeluesit e Partisë Demokratike, duke treguar se “themeluesi dhe vazhduesi mbetet vetëm ai”, sot krenohet  dhe kërkon sërish pushtetin.

Ç’nuk ka bërë, dhe ç’nuk  po bën Doktori i PD, për të fshirë nga memoria e shqiptarëve, historikun e asaj force të parë politike të lirë, duke i veshur asaj antivlera. Ku ti kërkoj rrënjët e tua PD ? Ku të gërmoj  dhe kërkoj, kur nuk ka mbetur asgjë dhe asnjë veç Berishës, dhe atyre që Partinë Demokratike u kanë dashur dhe e duan, për të ruajtur veten, mandatin e deputetit,  dhe pasurinë e paligjshme. Ku ti kërkoj rrënjët e tua PD, kur atje nuk ka mbetur asgjë e lirë, demokratike  dhe perëndimore, pasi  gjithçka duket  lindore, e zbehtë dhe  e plakur, si dikur sistemi që rrëzuan studentët e Dhjetorit…

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • titi kavajes: 17/11/2022 12:36

    o Turooooooo hajde kerkoi ne kavaje sepse ne kemi mbetur vetem besnike te PD shnet

    Përgjigju
  • xhemal: 16/11/2022 16:26

    Mendoj se te shkruash per PD si parti pitike eshte thellesisht e gabuar..qe nga krijimi Ka qene nje moster politike ,kete e verteton Tere historia e kesaj mostre politile.ne. kete Kazan u futen Tere ngjyrat ,fashiste,komuniste,anarshiste,hajdut,zhvatesballiste,antifashiste,nacionalist,bajraktare....e vazhdon akoma..ska IDE apo program se eshte nje shporte me karavidhe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja