Kualifikimi i kandidatëve të BKH, ambasada e SHBA: Do vazhdojmë të mbështesin SPAK-un për të luftuar korrupsionin

Kualifikimi i kandidatëve të BKH, ambasada e SHBA: Do vazhdojmë të mbështesin SPAK-un për të luftuar korrupsionin

Ambasada e SHBA

Ambasada Amerikane në Tiranë ka përshëndetur kualifikimin e 28 kandidatëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit nga 37 që ishin gjithsej. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruhet se SHBA do të vijojë që të mbështesë Prokurorinë e Posaçme dhe FBI-në shqiptare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit. 

“Urime dhe fat të mbarë burrave dhe grave që përfunduan me sukses procesin rigoroz të aplikimit dhe tani do të fillojnë trajnimin për Byronë Kombëtare të Hetimit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin SPAK-un dhe ata që i përgjigjen thirrjes së detyrës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në emër të popullit shqiptar. Presim së shpejti një thirrje tjetër për hetues të BKH-së, për të forcuar më tej këtë institucion të ri”, shkruan mabasada.

Ndërkaq ambasada shton se së shpejti pret një tjetër thirrje nga BKH për rihapjen e garës për kandidatë, për të forcuar më tej këtë institucion.

BKH dje njoftoi se kandidatët, që kanë kaluar ose jo kushtet e sigurisë, do të njoftohen individualisht. Për tu plotësuar përfundimisht BKH duhet të ketë 60 anëtarë. Ndaj vijon procesi i rekrutimit për 32 pozicionet  “Hetues”, të pa plotësuara. Kandidatët do të duhet të kalojnë testin fizik fillimisht dhe më pas një seri kontrollesh.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit