TIRANE- Në 18 prill do të zhvillohet provimi i kualifikimit të mësuesve dhe do të jetë Instituti i Zhvillimit të Arsimit, i cili do të administrojë testimin dhe llojet e testeve që do të hartohen nga specialistët e IZHA-s.

“Mësuesit i nënshtrohen provimit me test të hartuar nga grupe specialistësh sipas profileve përkatëse të ngritura nga IZHA. Testi përmban dy pjesë kryesore. Pjesa  e parë përmban pyetje nga fusha e dokumentacionit shkollor, nga fusha e programit lëndor, aspekte metodike-pedagogjike aspekte të komunikimit - etikës dhe aspekte të fushës së drejtshkrimit. Pjesa e dytë përmban pyetje nga përmbajtja shkencore e lëndës.

Gjithsej zhvillohen 43 teste të ndryshme të bazuara në profilet e mësuesve sipas cikleve të arsimit parauniversitar”, - përcakton udhëzimi i IZHA-s. Sipas Institutit të Zhvillimit të Arsimit hartuesit e testeve duhet të kenë mbaruar arsimin e lartë me kohë të plotë në një nga degët e mësuesisë për lëndën përkatëse, ë kenë një eksperiencë pune jo më pak se pesë vjeçare në mësimdhënie dhe të kenë hartuar teste në nivele të ndryshme institucionale.

Gjithashtu duhet të kenë rezultate të larta në punën e tyre mësimdhënëse, të kenë marrë pjesë në aktivitete të ndryshme për zhvillim profesional dhe të japin ose të kenë dhënë mësim në njërin nga nivelet e arsimit parauniversitar (ose Universitar). Duke filluar nga viti 2014-2015 e në vazhdim, mësuesit kanë të drejtë të aplikojnë për të fituar kategorinë e kualifikimit, nëse kanë kryer të paktën 3 ditë trajnimi në një vit kalendarik, të cilat janë të barasvlershme me l8 orë trajnimi të pasqyruara me 6 kredite.

“Komisioni i shqyrtimit të testeve, i ngritur nga drejtori i IZhA-s, identifikon testet e dyshuara për kopjim dhe ankesat e kandidatëve për vlerësimin e tyre. Komisioni përbëhet nga dy vetë, një specialist i kurrikulës i IZhA-s dhe një mësues i lëndës që testohet”, - përcakton udhëzimi i Ministrisë së Arsimit, për provimin kualifikimit të mësuesve. Mësuesit kanë të drejtë të hynë në provim kualifikimi jo më shumë se 3 herë.
 
Çfarë parashikon udhëzimi

Testet që do të hartohen për kualifikimin e mësuesve

Instituti i Zhvillimit të Arsimit do të hartojë testin e arsimit parashkollor dhe testin e arsimit fillor. “Testi i arsimit të mesëm të ulët do të hartohen i veçantë për lëndët: Gjuhë shqipe, anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht, matematikë, fizikë, biologii, kimi, histori, gjeografi, edukim fizik, muzikë, art pamor, si dhë lëndë të tjera specifike brenda planit arsimor.

Gjithashtu IZHA dot hartojë edhe testin e giimnazit dhe kulturës së përgjithshme të shkollave profesionale, të orientuara dhe speciale për lëndët: Gjuhë shqipe dhe letërsi, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, matematikë, fizikë, biologji, kimi, histori, gjeografi, teknologji informacioni dhe komunikirni, ekonomi, qytetari, sociologji, psikologji, filozofi, edukim fizik si dhe lëndë të tjera specifike brenda sistemit arsimor”, - thuhet në udhëzimin e IZHA-s.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 1 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)