Kualifikimi në Botëror, De Biasi:
Do të japim 120% për ëndrrën 

Kualifikimi në Botëror, De Biasi:<br />Do të japim 120% për ëndrrën 
I kënaqur me lojën e kombëtares shqiptare përballë një prej skuadrave më të mira të kontinentit afrikan Marokut, tekniku kuqezi Gianni De Biazi është shprehur i mrekulluar kur ka parë impiantin e ri të kombëtares, stadiumin “Loro Borici”.
 
 “Kur mbërrita mendova se kisha ngatërruar qytet por në fakt pash një stadium shumë të bukur dhe mjaft mikpritës me cdo gjë fantastike. Le të shpresojmë që të jetë një stadium që do i sjellë mbarësi edhe kombëtares në ndeshjet kualifikuese' tha ai.
 
Ndeshja e së hënës është mjaft delikate për teknikun kuqezi, i cili ka kërkuar edhe mbështetjen maksimale të tifozëve në përballjen me Maqedoninë.
 
 “Sonte ishte një ndeshje që më shërbeu për të bërë disa testime dhe eksperimente, nga ajo cfarë pash më pëlqeu.
 
Kunder Maqedonisë uroj të luajmë mbi të gjitha me kokë, të kemi një përgatitje të mirë atletike dhe një mbështetje të fortë nga tifozët pasi ndeshja ndaj Maqedonisë është më e vështirë nga ajo që kemi luajtur sonte”.
 
Duke u ndalur tek largimet e lojtarëve kosovar De Biazi evidentoi faktin se I vetmi I larguar nga Shqipëria është  ish- kapiteni Lorik Cani për shkak të tërheqjes nga futbolli ndërsa lojtarët e tjerë që janë larguar nuk kanë qënë në planet  e tij.
 
 “Eksodi i Kosovarëve, nuk pash asnjë eksod sinqerisht sepse nga 23 lojtarët që kishim në Francë kemi humbur vetëm Lorik Canën pasi la Futbollin”.
 
Edhe pse është herët për të folur për një kualifikim të mundshëm në Botërorin Rusi 2018, De Biazi ka garantuar se ekipi do të japë në fushë 120% për të realizuar këtë ëndërr të shqiptarëve.
 
 “Unë ashtu sikur kam bërë në kompeticionin e Europianit, nuk do doja të prononcohesha për kualifikimin, por ajo se cfarë do garantoja është se skuadra nuk do jap 100 % por 120 % për tu kualifikuar nuk është e lehtë e dini të gjithë sepse Spanja dhe Italia kanë dicka më shumë se ne, Izraeli është pothuasje në të njëjtin nivel, pastaj duhen fituar ndeshjet e tjera nuk është e lehtë.”
 
Me 5 Shtator kuqezinjtë e De Biazit do të ndeshen përballë Maqedonisë në “Loro Borici” në ndeshjen e parë kualifikuese për botërorin Rusi 2018.
 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron