Portieri Kombetares, Ertrit Berisha
TIRANË, 11 Tetor/ATSH/ -Portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha, u shfaq mjaft i lumtur pas ndeshjes së fituar 3-0 në Jerevan ndaj Armenisë, e cila i siguroi Shqipërisë kualifikimin historik në fazën finale të një kampionati evropian.
"Falendroj trajnerin, shokët e skuadrës dhe të gjithë stafin. Ishte një mrrekulli", tha Berisha.
"Ky sukses që vjen pas vështirësive është një lehtësim i madh. Humbëm betejën, por jo luftën", theksoi portieri Berisha duke iu referuar edhe humbjes së të enjtes me Serbinë.