Kualifikohen për në botëror
Italia, Gjermania dhe Holanda

Ndeshjet kualifikuese për kampionatin Botëror të Brazilit për zonën e Evropës kanë dhuruar shumë emocione dhe ekipet e para që kanë prerë biletën për në finalet e kompeticionit.

Italia ka prerë biletën për në Brazil, pasi ka mundur me rezultatin 1-2 ekipin e Cekisë. Të Kaltrit kanë 20 pikë në vendin e parë dy ndeshje nga fundi dhe ka shtatë pikë më tepër se Bullgaria në vendin e dytë. Edhe Gjermania është kualifikuar për në botëror, pasi ka shënuar fitore të lehtë në Ishujt Faroe me rezultat 3-0.

Van Persi ka kualifikuar edhe ekipin e Holandës në finalet e kompeticionit duke u bashkuar me ekipet e mëdha. Barazimi në Ukrainë e ka lënë pezull kualifikimin e Anglisë duke e shtyrë për në ndeshjen e radhës.

Dueli për vendin e parë në grupin F është bërë mjaft interesant, pasi Rusia ka fituar përballë ekipit të Izraelit me rezultatin 3-1. Me këtë fitore, Rusia ka parakaluar ekipin e Portugalisë së Ronaldos në renditje me një pikë më shumë duke e lënë të hapur gjithçka për në ndeshjet e fundit.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë për 4 vite

Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë për 4 vite