HAVANË, 17 dhjetor /ATSH-AFP/ - Kuba vendosi lirimin e 53 të burgosurve politikë në kuadër të një afrimi historik me Shtetet e Bashkuara të Amerikën, njoftoi sot një zyrtar i lartë amerikan.
"Qeveria kubaneze pranoi lirimin e 53 të burgosurve, sipas nesh, të burgosur politikë", deklaroi ai.
"Një numër të burgosurish ishin liruar që më parë", saktësoi ai.
SHBA-ja do të fillojë një afrim historik me Kubën veçanërisht në rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me regjimin komunist dhe lehtësimin e sanksioneve të vendosura që në vitin 1962, deklaroi po sot një zyrtar i lartë amerikan./ A.JOR.








