HAVANË, 21 janar /ATSH-AFP/ - Zëvendëssekretarja e Shtetit, Roberta Jacobson, zyrtarja e parë e lartë amerikane që shkel tokën kubaneze pas 35 vitesh, mbërriti sot në Havanë për të marrë pjesë në dialogun historik mes dy vendeve, njoftuan burime zyrtare amerikane.
Krahu i djathtë i sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry për Amerikën Latine, Jacobson do të drejtojë delegacionin amerikan për bisedimet për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike, pas më shumë se 50 vitesh ndërprerjeje.
Kuba dhe SHBA filluan sot bisedime historike për përgatitjen e afrimit mes dy vendeve dhe kthimin e faqes së antagonizmit më shumë se 50-vjeçar.
Njoftimi i normalizimit të marrëdhënieve nga presidenti amerikan, Barack Obama dhe ai kuban, Raul Castro, më 17 dhjetor, hapi rrugën për diskutimet e sotme, ku faza e parë i është kushtuar dosjes së emigrantëve./ a.jor.











