Kuçovë, arrestohet 50-vjeçari
e denoncon kunata për dhunë

Kuçovë, arrestohet 50-vjeçari<br />e denoncon kunata për dhunë
KUÇOVE - Dhuna në familje ka vënë sërishtë një person në pranga në Berat, ndërkohë që viktimë e saj këtë herë ka ngelur një grua 40-vjeçare, e cila është dhunuar fizikisht nga kunati i saj.

Burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Beratit bëjnë me dije se u bë arrestimi i Sulo Przeshtës, 50 vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Kuçovës. Arrestimi i tij, sipas burimeve të policisë, u bë pas kallëzimit të bërë nga 40-vjeçarja V.B, banuese në fshatin Tapi të Kuçovës.

Në këtë denoncim ajo ka akuzuar kunatin e saj për ushtrim dhune në familje pas grindjeve të herë pas hershme mes tyre. Menjëherë pas marrjes së këtij denoncimi, policia arrestoi 50-vjeçarin, ndërkohë që po punohet për të zbardhur motivet e plota të kësaj ngjarje. 

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca