KUÇOVË – Policia ndalon sot përgjegjësin e ujësjellësit të Kuçovës.

Andrea Fani, 55 vjeç lindur dhe banues në Kuçovë u ndalua, sepse gjatë muajit korrik 2013 ka vjedhur duke shpërdoruar detyrën një sasi tubacioni të ujësjellsit në Kuçovë dhe i ka shitur për skrap, duke shkelur kështu nenin 135 të Kodit Penal.

Në cilësinë e provës u gjetën dhe u sekuestruan një sasi e këtyre tubave. Aksioni u krye nga Seksioni i Krimit Ekonomik në policinë e Beratit. Materialet iu kaluan prokurorisë së rrethit Berat.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)