KUÇOVË - Një 54-vjeçar nga Roskoveci i Fierit, është dhunuar nga disa persona të paindetifikuar. Ngjarja ka ndodhur në Kuçovë, kur Et’hem Velia ishte duke shkuar tek krushku i tij në këtë qytet në afërsi të lagjes 1 Maji.
54-vjeçari ka qënë duke drejtuar mjetin e tij kur, persona të paindetifikuar e kanë masakruar 54-vjecarin, për arsye se ju kishte zënë rrugën. Jashtë kamerave 54-vjeçari shprehet se ishin tre persona që më goditën me grushta dhe më pas më ngulën dhe thikën në pjesën e kofshës.
“Pasi me rrahën keq dhe më ngulën dhe thikën u larguan menjëhere. Unë nuk i njihja se kush ishin, unë po shkoja për tek krushku im i cili ndodhej në lagjen 1 Maji”, ka thënë Veliaj, për policinë.
Menjëherë ai kishte njoftuar policinë. “Atëhëre unë kam humbur ndjenjat dhe nuk mbaj më mënd veç kur jam përmëndur në spitalin e Beratit”, ka thënë ai.
Ndërsa nga ana e Policise nuk ka ndonjë informacion zyrtar në lidhje me këtë incident të ndodhur ne Kuçovë. Gjithsesi ky është rasti i dytë brenda 24 orësh që një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kuçovë.
Një ditë më ditë u qëllua me thikë dhe humbi jetën Artan Braushi, 32 vjeç nga Kuçova për parkim. Nga ana e policisë po punohet për kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.

(Në foto: 54-vjeçari Et’hem Velia nga Roskoveci i Fierit)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com