KUÇOVË - Sherri i nisur për një parking makine i ka marrë jetën një 32-vjeçari nga qyteti i Kuçovës.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme dhe Artan Braushi u qëllua me thikë në afërsi të zemrës. Ndërkohë policia ka vënë në prangaq edhe autorin e dyshuar të këtij krimi.
 
Artan Braushi, baba i dy fëmijëve, ka humbur jetën pa mundur të mbërrijë në spitalin e Kuçovës. Ai është qëlluar nga Elton Bori, bashkëqytetar me viktimën. Bori është arrestuar pas pak minutash nga policia.

Nga ndërtimi i ngjarjes, policia ka zbuluar se viktima kishte bashkëshorten shtatzënë dhe kishte shkuar që ta merrte tek shkolla dhe këtu ka lindur dhe sherri.
 
Ngjarja ka ndodhur pak minuta pas orës 13:00, në lagjen “11 Janari” jo shumë larg shkollës 9-vjeçare. Viktima dhe autori mësohet se është grindur me autorin për shkak të parkimit të mjeteve.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)