Në rrjete sociale po qarkullon një video e filmuar në qytetin e Ku}ovës ku duken pamje makabër ku duket një burrë që tërheq zvarrë një qen me karrocën e tij. Menjëherë pasi policia u informua për këto pamje bëri një reagim publik ku saktëson pasojat e këtij veprimi.

Enver Agalliu është 63-vjeçari që tërhoqi zvarrë qenin tashmë është në procedimin penal të policisë së Kuçovës dhe akuzohet për “Keqtrajtim i kafshëve”.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo rast të keqtrajtimit të kafshëve, duke u siguruar anonimatin dhe reagim të shpejtë dhe të paanshëm.