Prurjet e lumit Osum kanë nxjerr në breg trupin e pajetë të 47 vjecarit, Jani Vrushaj, i cili u kthye nga Greqia që në datën 6 shkurt dhe askush nuk e pa më të gjallë.
 
Kanë qenë banorët e zonës në afërsi të fshatit Tapi, në rrethin e Kuçovës, të cilët mesditën e sotme kanë parë në breg të lumit trupin e pajetë dhe menjëherë kanë kërkuar ndihmën e policisë.
 
Ekspertët hetimor mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, ku u bë identifikimi i trupit të pajetë që sipas familjarëve rezulton të jetë Vrushaj, i cili u kthye nga Greqia gati tre javë më parë, por që nuk mbërriti kurrë i gjallë pranë të afërmëve.
 
Më 9 shkurt familjarët e tij dhanë alarmi se babai i dy fëmijëve ishte kthyer nga emigrimi, ku jetonte prej vitesh së bashku me bashkëshorten dhe dy vajzat, por nuk shkoi në banesën e vjehrrit të tij, në fshatin Poshnje, ashtu sic dhe kishte njoftuar.
 
Familjarët zbuluan gjurmë të tij në breg të lumit Osum në bashkinë e Urës Vajgurore dhe në datën 10 dhe 11 shkurt nisën kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë, por pa rezultat.
 
Gjetja e trupit të pajetë sot nxori në dritë dyshimet e të afërmëve sipas të cilëve, në një moment depresioni nga i cili vuante prej kohësh 47 vjecari i dha fund jetës duke u mbytur në lum.
 
 

dy.b/shqiptarja.com