KUCOVE - Pasojat e vrasjes në emër të dashurisë të ndodhur mesnatën e së martës në Kuçovë mund të ishin edhe më të tragjike, por bllokimi i armës së 29-vjeçarit i ka shpëtuar jetën familjarëve të 22-vjeçares që u qëllua për vdekje me plumb në kokë.
Ky fakt është pohuar për A1 Report nga burime pranë Policisë së Beratit ku po merret në pyetje Klaus Sakolli, i riu që ekzekutoi në shtëpinë e saj, të dashurën Denisa Dema dhe plagosi vëllain e saj Edisonin 20 vjeç.
Autori ka hyrë në dhomën e të resë ku kreu masakrën duke vrarë 22-vjeçaren e plagosur rëndë vëllain, ndërsa prindërit dhe gjyshja e tyre ndodheshin në dhomën ngjitur. Sipas burimeve nga Policia, ai ka tentuar të vrasë edhe familjarët e tjerë, por fatmirësisht për ta i është bllokuar arma tip automatik.
Sipas të njëjtave burime, para krimit Sakolli ka debatuar ashpër me të dashurën dhe vëllain e saj. Shkak për konfliktin është bërë fakti që e reja nuk i hapte telefonin prej ditësh, ndërsa mësohet se edhe njohja e tyre kishte ardhur përmes telefonit. Vendimi i të resë dyshohet se kishte ardhur pas refuzimit të familjes që lidhja me Sakollin të lidhej në fejesë.
Ndërkohë ende nuk ka të dhëna për persona që mund të kenë ndihmuar Sakollin në realizimin e këtij krimi, ndërsa ky i fundit ka pohuar se gjatë gjithë kohës ka vepruar i vetëm.
Sakolli ka rrëfyer në polici edhe dinamikën e ngjarjes
Sipas tij ai fliste çdo ditë në telefon me vajzën dhe ishte vënë në dijeni të faktit se familja e 22-vjeçares ishte kundër kësaj lidhjeje dhe vijimit saj.
Ditën kur ndodhi krimi ai ka pohuar se është përpjekur disa herë të flasë në telefon më të renë, por kjo e fundit nuk i është përgjigjur.
Duke marrë shkas nga kjo situatë ai ka pohuar se ka shkuar në shtëpinë e të dashurës dhe pasi ka hyrë brenda pas një debati verbal ka qëlluar me armën tip automatik në drejtim të saj dhe të vëllait të saj. Më pas është larguar nga vendngjarja për tu prangosur pak orë më vonë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO