KUÇOVE - Refuzimi që familja e të dashurës së tij i bënte për ta pasur dhëndër, ka shtyrë një 29-vjeçar drejt një akti tragjik. Klaus Sakolli ka qëlluar me breshëri automatiku ndaj banesës së familjes Demaj në qytezën e Kuçovës, duke lënë të vrarë nga plumbat të dashurën e tij 22-vjeçaren Denisa Demaj, ndërsa djali i familjes mbeti i plagosur rëndë.

Tragjedia e radhës në emër të dashurisë ndodhi në mesnatë. Pasi 22-vjeçarja nuk i ka hapur telefonin, ai ka hyrë më dhunë në banesë dhe më pas në dhomën ku ndodhej e reja më të vëllanë dhe ka qëlluar me breshëri automatiku.

Një nga plumbat ka prekur në kokë Denisën duke i shkaktuar plagë të rënda, ndërsa e reja ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit teksa ndodhej në sallën e operacionit. Plumbat kanë lënë të plagosur rëndë vëllanë e saj Edison Demaj, 20 vjeç, i cili dërgua fillimisht në spitalin e Beratit, por duke parë gjendjen e tij të vështitë, u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.

helikopter me logo

vrasja kucove

29-vjeçari Klaus Sakolli kishte një marrëdhënie dashurie me 22-vjeçaren Denisa Demaj, por familja e saj nuk pranonte që çifti të lidhej në fejesë. Pak orë pas krimit Sakolli u arrestua nga policia, ndërsa janë shpallur në kërkim bashkëpunëtorët e tij. 

viktimat

Qamil Pasha kunati i 22-vjeçares së vdekur rrëfen detaje për ngjarjen e rëndë, ku tregon se në banesë përveç fëmijëve ndodheshin edhe dy prindërit dhe gjyshja e moshuar, të cilët kanë qenë në dhomën ngjitur ku ndodhi tragjedia.

Banorët e zonës të tronditur nga kjo ngjarje e rëndë jashtë kamerave pohojnë së viktima dhe autori ishin njohur përmes telefonit, por familja e vajzës refuzonte në mënyrë kategorike këtë lidhje. 

Sipas policisë së Beratit mësohet se autori është person me precedent penal dhe është dënuar më herët për plagosje të rëndë

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)