Kudo që të shkosh, do jesh vajza ime….

Kudo që të shkosh, do jesh vajza ime….

Burri i arrestuar në gjykatë dhe tetë denoncueset

Histori e vështirë për tu treguar.

I lashë pushimet mbas një telefonate që më njoftoi : nesër del para gjyqtares Majlinda Dogga, në Tiranë një nënë me shtatë vajzat e saj. Kërkojnë urdhër mbrojtjeje nga kryefamiljari sepse AI nuk pranon që të bijat të ndjekin shkollën.

Kur po udhëtoja drejt Tiranës, mendova cdo version të mundshëm. Atë të disave që kam ndeshur në seanca gjyqësore, që nguten ti martojnë bijat, të thyer nga paragjykimi dhe dobësia për ti lënë të lira në jetën e tyre. Derisa ato të zgjedhin vetë.

Të parat mbërritën vajzat dhe e ema. Ishin marrë në mbrotje nga shteti.

Në fund sollen babain. Një 44 vjecar, që mbahej përkrah nga një polic dhe duart I kish të kycura në pranga. Ju drejtua të madhes sapo e ndeshi në korridor “ bijë -I tha, kudo që të shkosh do jesh vajza ime”.

Cifti u martua në vitin 2001. Cifti ishte në kërkim të një djali dhe sollën në jetë shtatë vajza. Pas cdo shtatzanie, e qara e foshnjës dukej se njoftonte sërisht “ linda vajzë”. Megjithatë bijat nuk e zhgënjyen babën dhe nënën, të tëra me rezultate të larta në shkollë. Por gruaja , me sytë përtokë i përgjigjet gjyqtares se ndonëse u martua me një bashkëshort të përkushtuar të cilin e ndihmonte ne biznesin privat që kanë, ajo kishte zë të dobët për të vendosur në familje. ‘ A është sic kanë deklaruar vajzat në polici, se babai nuk lejonte shkollimin – pyet gjyqtarja që synon të jetë e qartë nëse bëhet fjalë për një zënkë ekonomike e për pasojë vajzat mbajnë anën e nënës.

Vajza e madhe, sot 20 vjece ndjek një universitet të njohur në kryeqytet, edhe e dyta. Aty shkëlqejnë. Të tretën e morën të ndjekë gjimnazin dhe jetojnë së bashku. Po bëheshin gati të rregjistronin të katërtën edhe atë në gjimnaz. “ Duhet të ikja në një intership në Itali dhe babai në grindje e sipër deklaroi jo nuk do shkosh” I pohon gjykatës më e madhja. Shkolla është e rëndësishme për mua përshpërtit e reja. I ati përgjigjet “ po shisja shtëpinë që të jemi bashkë në Tiranë, cfarë ju ka munguar? Me këto duar e kam bërë natën ditë për ju.”

Por vajzat dëshmojnë se kur u zgjuan panë prindërit duke u grindur. E mandej duke u shtyrë me duar. Në një moment babai bërtiste“ në këtë shtëpi do bëhet sic them unë” . Ato hynë për ti ndarë dhe ai e qëlloi njërën prej tyre me shuplakë.

Kur situata doli krejt nga kontrolli, vajzat i thonë gjyqatres se i rreshtoi dhe i pyeti “a doni të shkoni në Tiranë, ikni”.

“Ky ishte momenti kur babai doli nga shtëpia. Edhe për mua shkolla është e rëndësishme, edhe për motrat e mia- I thotë gjyqtares vajza tjetër. Është e dyta që ndjek si e motra një universitet privat. Pranon që cdo javë babai dhe nëna udhëtonin nga qyteti I tyre për ti takuar e për tu kujdesur.

Por familja duhej bërë bashkë. E shtëpia duhej shitur. Por babait ja kërkuan shumë lirë shtëpinë ku ato u rritën, dhe ai nuk po e shiste dot me një cmim të arsyeshëm. ‘ Këtu do hyja në kredi, sepse me aq para nuk plotësohej cmimi I një apartamenti në kryeqytet” – përpiqet ti shpjegojë të shoqes se në prani të gjyqatres.

Por ai ishte aq nervoz saqë u bë agresiv dhe rrahu të shoqen . Pastaj të bijën. Pastaj ato u larguan në Tiranë. Kur u kthye , ai shkoi në policinë lokale , e cila telefonoi gruan e megjithatë gruaja thotë “ nuk I tregova se ku gjendeshim mbasi kisha frikë prej tij”.

Nga data 22 gusht , kryefamiljari udhëtoi për në Tiranë, I kërkoi dhe nuk I gjeti. Shkoi sërisht në polici për të njoftuar ku dhe u arrestua mbasi ishte denoncuar për dhunë në familje nga bashkëshortja dhe të bijat.

“Unë kërkoj urdhër mbrojtjeje – thotë gruaja e tij, nëna e fëmijëve . Kishim vendosur ti shkollonim vajzat në kryeqytet mbasi këtu shkollat janë më të mira se atje ku jetojmë, por ai ndërron vazhdimisht mendje. Kërkoj urdhër mbrojtjeje edhe për vajzat tona.

Ai mbulon fytyrën me pëllëmbët plot kallo dhe shpërthen në të qara.

‘Kam duruar boll, nuk duroj më dot – shpjegon zë mbytyr 42 vjecarja” .

Gjykata civile vendos mbasi i degjon te gjithe. Burri iku në burg, nëna me shtatë vajzat dërgohen në një strehëz .

Cila është e vërteta ? Duart e të dy prindërve ishin plot kallo . Ata rritën bashkë shtatë vajza, dhe që të shtata duhen shkolluar.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • cim kullolli: 27/08/2023 17:05

    nje moment i veshtire per tu komentuar,pasi lexova keto pak rreshta te nje historie jo te zakonte....... pikesepari dua te ngre disa pyetje 1 a ka psikologe ne organet e pushtetit vendor? 2 a e kuptoni shpirtin sakrificces te babait? 3 a mund te percaktoni veshtrimin larg te babait....?(ka 7 vajza,tre ne shkollim larg familjes dhe katerta ne ate rruge,gje shume e bukur,permbushje me se miri e detyrimit prinderor,por jashte kufijve te reales po tre te tjerat) 4 a mund te percaktoni nivelin intelektual te ketij babai te mrekulluar....!!!?po te bashkeshortes se tij!!? dua te di(nga ju e nderuar gazetare)cila eshte ndihma qe ofron komuniteti per kete familje....?perfundimi i thjeshte,,babai ne burg,(i lodhur fizikisht,pa asnje ndime ne gabimin qe ka bere,duke mos qene i sigurt me ate qe po ndodh ne familjen e tij,ben nje zgjedhje te gabuar,sigurisht e denueshme ligjerisht,po kurrefare morali shoqeror ky denim . dua te konkludoj shkurt:fundi i qarte babai ne pranga,vajzat dhe nena ne strehez te mbrojtura ligjerisht,dhe ne perplasim duart....po e ardhmja.....?!!!!nese shikoni ne te ardhme llogjikoni burgaxhiun e sakrifices dhe njerezit perreth tij(familja)(per mendimin tim) qe nuk jane te kenaqur e duan te vjelin gjithcka prej tij(aludimi im)gjithcka ndodh kur ai nuk do te shese shtepine lire e te futet ne kredi,kjo qe ka ndodhur kete ka shkak....nuk e di si do veprojne vajzat e shkolluara kur te krijojne familjet e tyre,si do e prezantojne bugun e babait,qe nuk mundi te perballonte ekonomikisht dhe psikologjikisht problemin qe iu krijua,,apo do e percjellin thjesht me nje sttus si keto qe hasim shpesh: cfare synonte ,e ku vajti......!!!!!!

    Përgjigju
    • Marin: 28/08/2023 21:46

      Me Pak fjale ja Ke then te gjitha o Gjigand i njejt eshte dhe mendimi ime konkluzioni ku eshte ketu babai fajtor e ne burg pse Ka sakrifikuar e Ka cuar tre goca ne shkolle bravo grate nje duartokitje????????????

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Shtëpia e Bardhë: Rënia e Aleppos, shkak i varësisë së Assad nga Rusia e Irani

Shtëpia e Bardhë: Rënia e Aleppos, shkak i varësisë së Assad nga Rusia e Irani