TIRANE-Kudret Çela, ish-kundëradmirali i Flotës Detare, rrëfen se vendi unë nuk ka shkatëruar kurrë armë kimike. Çela, tregon në një intervistë për “Shqiptarja.com” se ushtria Shqiptare, ka shkatëruar lëndët helmuese luftarake, por jo armë me mbushje kimike. Sipas tij, këto janë dy procese të ndryshme. Çela shton se nëse armët kimike Siriane vijnë në Shqipëri, ato duhet të menaxhohen me teknologji moderne dhe specialistë shqiptarë dhe amerikanë. Ndërkohë që për sa i përket dorëheqjes së shefit të shtabit të Ushtrisë, Xhemal Gjonkshi, Kudret Çela tregon se arsyer e dorëheqjes kanë qënë vetë aferat korruptive që ky ushtarak ka bërë bashkë me Imamin.
Zoti Çela, SHBA duket se i ka kërkuar këto ditë palës shqiptare që të pranojë shkatërrimin e armëve kimike të bllokuar në Siri. Ju si ushtarak i lartë dhe specialist ndani të njëjtin me mendim me amerikanët? A ka Shqipëria kushtet për të bërë një proces të tillë?
Për këtë çështje unë do të thoja që në shtetin shqiptar nuk është bërë asnjëherë shkatërimi i armëve kimike, por është bërë shkatërimi i lëndëve helmuese luftarake. Pra këtu ka një diferencë. Që të vijnë armët kimike tek ne, do të thotë të bëhen dy procedura. E para duhet të kryhet demontimi i tyre nga predhat, se mund të jenë brenda në folenë e predhës, dhe pasi të nxiren nga këto, të merren me lëndën kimike. Unë personalisht nuk jam kundër, por jam pro që ato të vijnë, por me kushtin që të kemi një teknologji të saktë dhe specialistë të mirëfilltë dhe të garantohet siguria maksimale për qytetarët dhe ambjentin. Nëpërmjet specialistëve kam dëgjuar e kam mësuar se nuk ka ndonjë vështirësi të madhe ky proces. Ushtria shqiptare e ka bërë një gjë të tillë në bashkëpunim me amerikanët.
Pak ditë më pare, me një vendim të beftë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Xhemal Gjunkshi, ka dhënë dorëheqjen. Për një ushtarak të lartë, cilat mund të jenë shkaqet e një dorëheqjeje? Në rastin konkret, nëse keni dijeni: kush ka qënë arsye që u “dorëzua” Xhemal Gjunkshi?
Sipas mendimit tim, Gjunkshi nuk mund të punonte dot me ministren Kodheli, pasi kjo është një grua korrekte dhe e papërfolur në afera korruptive në fushën e politikës shqiptare. E kundërta ka qënë kur ai ka punuar me ministrin Arben Imami, një ministër i përfolur për të gjitha problemet e ngritura kundra tij. Pjesë e këtyre problemeve korruptive ka qënë dhe Xhemal Gjunkshi, shto këtu dhe problemet e Ëikiliks, në të cilat ai është përfolur, si dhe probleme të tjera me abuzimin me detyrën gjatë fushatës elektorale, ku shpenzime dhe asete të ushtrisë u vunë në shërbim të fushatës së PD-së.
Mendoj se këto kanë qënë ato që atij i treguan një farë vlerë për veten e vet që paraqiti dorëheqjen. Se dhe karriera e tij mendoj unë ka qënë sa abuzive aq dhe korruptive. Do të shtoja këtu se ai është rritur nga ai parimi i kërmillit, këtu referoj Solisin unë, ish-ministrin e Shëndetësisë që tha “Kur e pyeti shqiponja kërmillin: ti si u ngjite në majë të pishës, kërmilli ia ktheu: ”Erdha duke u lëpirë”. Edhe Gjunkshi ka qënë një nga këta, që ka ardhur duke u lëpirë në karrierë. Ai i ka thirur ndërgjegjes së vet dhe ka vendosur të marrë një akt të civilizuar për të dhënë dorëheqjen.
Jemi në momentin kur Shqipërinë e vizitoi presidenti grek dhe ministri i Mbrojtjes së këtij shteti. Një ndër pikat e diskutimit me autoritetet shqiptare ka qënë dhe marëveshja e detit. Ju keni qënë kundër admiral i flotës detare. Cila është këshilla juaj, për qëndrimin që duhet të mbajë shteti shqiptar për këtë çështje?
Unë do të dëshiroja të bëjë një koment me atë që ministri i Mbrojtjes së Greqisë e ka thënë në një intervistë. Me çfarë më kujtohet që ai është shprehur që jemi të hapur të përshtasim këtë marëveshje që është aktuale. Në dijeni time juridike, i them ministrit grek që duhet të dijë që shteti shqiptar, nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese, e ka bërë nul këtë marëveshje dhe në bazë të aspektit juridik nuk mund të përshtatësh një gjë të tillë, pasi kjo marëveshje nuk ekziston më. Në këtë aspect, do thoja që kjo marëveshje nuk mund të përshtatet. Por siç e kam thënë, e vetmja gjë për këtë çështje është që palët të ulen dhe të bëjnë një marëveshje bilaterale, me ekspertë të përbashkët, duke u lënë mënjanë të gjitha mendimet e kaluara të paktit të parë ose të kalojë çështja në institucionet ndërkombëtare. Shqipëria të zgjedhë në këto takime njerëz të aftë të së drejtës detare dhe jo të hedhin kompasin në hartë, se ajo është e fundit fare.
Sot e kësaj dite ju ende jeni në proces gjyqësor me ish-presidentin Topi dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Arben Imami për largimin tuaj nga detyra. Si po shkon ky gjyq, dhe a ka marrë një ftesë Kudret Çela për të qënë sërisht pjesë e Flotës Detare Shqiptare?
Unë nuk jam më në proces gjyqësor, pasi e kam fituar që në muajin prill 2013 në Apel dhe njëkohësisht ka dalë dhe Urdhëri i Ekzekutimit. Tashmë të gjithë dokumentacionin unë ia kam dërguar Ministrisë së Mbrojtjes dhe pres nga ministria Kodheli që t’i shikojë. Rikthimi në punë i atyre që kanë fituar gjyqet, jo se jam unë në këtë mes, por është bërë dhe premtim në fushatë elektorale nga ana e PS. Momentalisht akoma s’kam marrë një përgjigje nga ana e ministrisë së Mbrojtjes.
Ish-ministri Imami, është akuzuar nga zyrtarët aktualë të ministrisë së Mbrojtjes se ka përdorur rezervat e naftës të ushtrisë për fushatën elektorale të PD-së. Për këtë rast prokuroria duhet të nisë hetimet për Arben Imamin?
Të gjitha akuzat që janë bërë dhe bëhen për ish-ministrin Arben Imami, mendoj se duhet të ringrihen sërisht. Opozita e asaj kohe ka ngritur një komision hetimor dhe se sërisht ky komision duhet të ringrihet dhe t’i zhvillojnë mbledhjet në Ministrinë e Mbrojtjes. Fakt është që është përdorur nafta, dhe këtu nuk bëhet fjalë për naftë rezervë, se kjo do të ishte gjysma e së keqes. Në këtë rast është marë nafta që ushtria shqiptare e përdor për kryerjen e misioneve, dhe se për këtë shkak shumë misione kanë mbetur pa kryer. Anijet nuk kanë pasur karburant, s’patrullonin vijën tonë bregdetare, ushtria nuk kryente detyrat kushtetuese. Ky është krimi më i madh që është bërë nga Imami, i cili naftën e ka dhënë për fushatë dhe ua ka hequr Forcave Ushtarake. Nëse prokuroria këto i cilëson fakte, duhet të kishte nisur hetimet.
Shkrimi u publikua sot (7.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com