TIRANE- Shtresat gjeologjike nuk respektojnë kufijtë shtetërorë, ato janë krijuar miliona apo miliarda vjet më parë. U takon njerëzve sot t'i zgjidhin me marrëveshje zonat ku mund të shfrytëzojë njeri shtet dhe ato ku mund të nxjerrë naftë e gaz tjetri. Natyrisht, për këtë ka konventa apo dhe arbitrazhe ndërkombëtare. Konkretisht, në rast se shpon një pus nafte në zonën që është në pjesën shqiptare, ajo do të thithë naftë edhe nga zonat që ndodhen në juridiksionin e shteteve të tjerë. Shtresat naftëmbajtëse dhe gazmbajtëse janë të tilla, që, po filloi njera palë t'i shfrytëzojë, hidrokarburet do të rrjedhin drejt "vrimës thithëse" dhe për këtë mund të ketë kontestime, që duhet të zgjidhen bashkarisht. Ky është një problem që i takon edhe shtresës naftëmbajtëse që ndodhet midis Shqipërisë, Greqise dhe Italisë.
ITALIA
Sipas Ing. Shulit, palët më korrekte në të kaluarën lidhur me trajtimin e kësaj çështjeje - që nuk është vetëm ekonomike, por implikon edhe politikën, diplomacinë, etj - kanë qenë Shqipëria dhe Italia. Qeveria shqiptare ka hyrë në bisedime lidhur me përcaktimin e kufirit detar me Italinë që në vitin 1988 dhe deri në vitin 1992 çdo gjë është zgjidhur nëpërmjet një marrëveshjeje. Pra, midis këtyre dy vendeve ka një mirëkuptim të plotë, me dokument të plotë, të hartuar në përputhje me ligjet ndërkombëtare dhe Konventën e Montego Bay-t, të së drejtës së detit, se si do të veprohet në raste të tilla nga të dy vendet.
GREQIA
Nuk mund të mendohet se Greqia, një vend anëtar i Bashkimit Evropian, si edhe Italia, të mos e ketë ditur detyrimin e saj që herët për të arritur një marrëveshje me Shqipërinë lidhur me shfrytëzimin e shelfit detar për arsye ekonomike. Ajo, për të shmangur një gjë të tillë, pra për të filluar shfrytëzimin e pasurive hidrokarbure e vetme, ka përdorur ligjin e luftës midis dy vendeve, por edhe mungesën e një marrëveshjeje mbi kufirin detar, për të shmangur edhe marrëveshjet me Italinë.
Duke shfrytëzuar servilizmin e qeverive të njëpasnjëshme shqiptare ndaj Athinës, politika greke ka hartuar një marrëveshje, që qeveria 'Berisha' nuk ka munguar t'ia nënshkruajë, me dorën e ish-ministrit të Jashtëm Lulzim Basha, por një marrëveshje e tillë është penguar nga refuzimi i Gjykatës Kushtetuese. Kjo marrëveshje lejon Greqinë të vijojë kërkimet në det pa u shqetësuar për dëmin potencial që mund t'i bëhet njërit apo dy fqinjëve të saj ekonomikisht nga shfrytëzimi i njëanshëm i nëndetit.
KERKIMET
Sipas Shulit, atë që shteti grek tani sapo e ka filluar, kërkimet në det në zonën në veri të Jonit, shteti shqiptar i ka nisur shumë më herët, pikërisht 24 vjet para. Sipas tij, zbulimi i naftës në këtë zonë është i garantuar, duke qenë se shtresëzimi në det në përgjithësi ndjek një lloj "pasqyrimi", në brigjet përkundrejt njeri-tjetrit. Në bregdetin italian tashmë që nga viti 1985 (zonat Monte Alpi, Tempa Rosa, Aquila, Falco, etj) janë zbuluar rezerva të rëndësishme hidrokarburesh dhe shkenca gjeologjike mendon se e njejta gjë mund të ndodhë edhe në bregdetin përkarshi. Jo më kot, disa firma italiane, që kryen kërkime më parë në Adriatik dhe më pas u larguan për mungesë përfitimi financiar, aktualisht kanë shprehur interes për t'u kthyer.
Shuli pohon se, nga të gjitha shtresat gjeologjike naftëmbajtëse në pellgun Adriatik-Jonian, më e rëndësishmja është ajo në perëndim të Sarandës dhe në veri të Korfuzit, që për shqiptarët është Joni-5, ku ka nisur tashmë, edhe pa një marrëveshje me Shqipërinë, shpim-kërkimi sizmologjik nga pala greke.
(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com