Kufijtë, pas reciprocitetit
shqiptar Greqia hap rrugë

Kufijtë, pas reciprocitetit<br />shqiptar Greqia hap rrugë
GJIROKASTER - Shqipëria vendos marrëdhënie reciprociteti me shtetin grek. Për herë të parë pas dy dekadave, vendi ynë kundërpërgjigjet me të njëjtën monedhë Greqisë. Kjo marrëdhënie nuk është ashpërsuar përkundrazi Greqia është tërhequr.

Vendosja e marrëdhënieve reciproke në pikën kufitare të Kakavijes bëri që pala greke të tërhiqet nga kërkesat e saj dhe t’i japë fund bllokimit të emigrantëvë shqiptarëve në kufi me pretekstin e garancisë financiare, apo emrin e personit pritës në vendin fqinj.

Me vendim të Drejtorit të Policisë Kufitare në Kakavijë, Admir Abrija, u vendos që e njëjta masë të merret edhe për shtetasit grekë që hyjnë në vendin tonë.
 
Ky vendim çoi në tensionimin e situatës në këtë pikë kufitare, teksa rreth 20 shtetas grekë u kthyen pasi nuk kishin tarifën monetare prej 50 eurosh në ditë, për ditët që do kalojnë në vendin tone.
 
Menjëherë pas situatës së krijuar në pikën kufitare të Kakavijës nga pala greke jepet urdhri për të lejuar të gjithë emigrantët shqiptarë që plotësonin kriterin financiar.
 
Mësohet se vendimi është marrë me kërkesë të trupës diplomatike të shtetit grek në vendin tonë, e cila i ka kërkuar ministrisë së Jashtme greke të lejojë qytetarët shqiptarë të kalojnë pa probleme drejt shtetit fqinj.
 
Burime pranë kësaj ambasade fajësojnë për këtë situatë disa persona në administratën e doganës greke, jo kompetent për të marrë vëndime të tilla.
 
Menjëherë pas këtij lajmi në pikën kufitare të Kakavijës ka nisur qarkullimi i rregullt i pasagjerëve në të dy krahët e kufirit.
 
Problematike situata ishte edhe në pikën kufitare të Kashpticës ku me pretekstin e e garancisë financiare rreth 20 familje nuk u lejuan të kalojnë kufirin në shtetin fqinj. "Pala greke na ka vendosur kryq në pasaportë", thonë emigrantët.
 
Emigrantët e kthyer në kufi shprehen të irrituar, ndërsa i kërkuan instancave shtetërore për marrjen e masave urgjente për zgjidhjen e kësaj çështje.
 
Duke marrës shkas nga kthimi i emigrantëve shqiptarë dhe kaosi i krijuar në pikën kufitare të Kapshticës, drejtuesi i Policisë Kufitare, Ylber Zyberi, kërkoi takim urgjent me palën greke.
 
Në përfundim të takimit u ra dakord që të lejohen të kalojnë drejt kufirit grek të gjithë personat që plotësonin kriterin financiar prej 600 euro.

ORA 16:05 ULET NGA 1500 EURO NE 600 EURO SHUMA E KERKUAR NE KAPSHTICE
Policia greke i ka kërkouar shqiptarëve që kërkojnë të kalojnë kufirin grek, të kenë me vete mbi 1500 euro, ndërsa iu përmend atyre edhe konfliktin e “Përmetit”. Pas situatë kaotike të krijuar në këtë pikë kufitare, është zhvilluar një kaim mes drejtorëve të pikës kufitare. Pas këtij takimi u vendos që shuma e kërkuar që do të duhet të kenë garanci shqiptarët do të ulet nga 1 500 në 600 euro.
 
Garancia në euro kërkohet vetëm për ata që kalojnë me pasaporta, dhe jo me dokumenta të rregullta.

ORA 15: 33 KAPSHTICE, NISIN NEGOCIATAT POLICI GREKE- SHQIPERI, POR KTHIMI I SHQIPTAREVE NUK NDALET 
Në Kashticë Drejtori i policisë kufitare Ylber Zyberi po zhvillon një takim me homologun e tij grek. Ata po zhvillojnë negociatat për të zgjidhur situatën. Takimi po zhvillohet në tokën greke në doganën e Kristalopigi. Ndërkohë që gazetarja jonë informon në orën 15:30 se një shqiptar ishte kthyer mbrapsht  ndërsa polici grek i kishte thënë: “S’keni vend në tokën tonë. Ju na shkatërruat kishën”

Vetëm sot nga kjo pikë doganore janë kthyer 20 familje shqiptare, ndërkohë që nga pala shqiptare nuk ka pasur asnjë grek të kthyer, ndryshe nga reciprociteti në Kakavijë.

ORA 13: 48: TERHIQET POLICIA GREKE, MPJ GREKE: VEPRIMET ISHIN TE PAAUTORIZUARA
Rreth orës 13:48 burime diplomatike greke në Tiranë, të cilave u referohet gazetari ynë Piro Nase konfirmojnë se është urdhëruar lejimi pa probleme i të gjithë shtetasve shqiptarë.

Policisë greke i është përcjellë një urdhër nga ministria e Jashtme e Greqisë e cila kërkon të mos pengojë kalimin e shqiptarëve të pajisur me pasaporta biometrike. 

Gjithashtu këto burime diplomatike kanë thënë se “Nuk ka gisht, shteti grek për veprimet që janë ndërmarrë në kufik, por veprimet janë marrë nga persona të paautorizuar."

Këto burime diplomatike shtojnë se në këtë vendim nëj rol kryesor ka pasur trupi diplomatik i Athinës i vendosur në Tiranë.

Edhe Konsulli grek në Gjirokastër i ka telefonuar Drejtorit të Policisë Kufitare, Admir Abrija për t’i informuar se të gjithë shqiptarët të cilët do të jenë të pajisur me pasaportë biometrike do të lëvizin të lirshëm. Gjithashtu i kërkuar nga pala shqiptare reciprocitet. Drejtori i policisë kufitare ka thënë pas kësaj se për A1 Report se "do të lejohet dhe kalimi i grekëve." 

Ndryshe nga Kakavija, në Kapshticë, gazetarja jonë Lediona Xheladini informoi në 14:45  se vazhdojnë kthimet masive të shqiptarëve.  Ata lejohen të kalojnë vetëm nëse sigurojnë shumën e kërkuar prej 1500 eurosh. "Pala greke na ka vendosur kryq në pasaportë"- thonë emigrantët.

ORA 12: 30 POLICIA SHQIPTARE VENDOS RECIPROCITETIN 
Policia kufitare shqiptare në Kakavijë i përgjigjet me të njëjtën modhenë policisë kufitare greke: Të gjithë grekët që nuk do të justifikojnë arsyet e qëndrimit të tyre në Shqipëri, apo garancinë financiare do të kthehen mbrapsht.

Drejtori i Policisë Kufitare të Kakavijës Admir Abrija urdhëroi të zbatohen procedurat reciproke: ”Të zbatohet e njëjta procedurë edhe me shtetasit grekë. Në rast se nuk justifikojnë arsyet, të kthehen mbrapsht” - ka thënë Abrija duke shtuar se për këtë gjë është vënë në dijeni dhe pala greke.
 
Kësisoj po në mesditëpala shqiptare ktheu mbrapsht 3 makina me gati 20 shtetas grekë. Dy shtetas grekë të indinjuar kërkonin edhe arsyet e kthimit, duke ngritur zërin por policia ka ruajtur gjakftohtësinë.
 
“Situata në Kakavijë është shumë e tensionuar” - informoi rreth orës 12:31  korrespondenti ynë nga Kakavija, Piro Nase.  
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Qarkullonte me armë zjarri jashtë banese, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë (EMRI)

Qarkullonte me armë zjarri jashtë banese, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë (EMRI)