Më kujtohet si sot pamja e vizës së stampuar në pasaportë kur shkela në Perëndim për herë të parë. Viza që ndoqën njëra-tjetrën deri sa u pajisa me dokumenta të cilat ma mundësuan levizjen e lirë sa nga një shtet europian në tjetrin.
Duke qenë se e di mirë se ç'do të thotë pengesa e lëvizjes së lirë i lexoj me shumë shqetësim lajmet e fundit lidhur me kontrollet në kufi midis Gjermanisë dhe Austrisë. Natyrisht është e drejta e çdo shteti anëtar të marrëveshjes së Shengenit të vendosë kontrolle kufitare kur i shikon të arsyeshme ato dhe kuptoj dhe pse Gjermania është e detyruar ta bëjë këtë. Mijëra refugjatë drejtohen përditë drejt saj.
Dhe ndoshta nëse të gjithë anetarët e Bashkimit Evropian do të merrnin përgjegjësitë e tyre për pranimin e refugjatëve në bazë kuotash atëherë nuk do të lexoja lajme mbylljesh kufijsh. Por në mbledhjen e fundit të Ministrave të Brendshëm në 14 shtator vendet e lindjes e bllokuan planin e shpërndarjes së 120.000 refugjatëve.
Dhe nuk besoj se numri i refugjatëve që i drejtohen Evropes do të zvogëlohet me kalimin e kohës, përkundrazi. Më duket cudi se pse vendet lindore, si dhe Cekia ku jetoj, janë kaq kundër pranimit të refugjatëve. Lexoj në gazeta se sidomos në Poloni e Hungari nuk mbushen dot vendet e punës pasi vendalinjtë largohen drejt Austrisë e Gjermanisë ku pagat janë më të mira. Atëhere përse të mos pranojnë refugjatët sirianë? Me sa duket ekonomia e tyre jua ka nevojën. Apo është çështje mentaliteti? Futen në Bashkimin Evropian për të përfituar dhe kur vjen momenti per të ofruar ndihmë si anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian stepen.
Futja e kontrolleve në kufi do të ndikojë me siguri edhe në ndalesa e vonesa të transportit tregtar midis vendeve të Evropës Lindore dhe Gjermanise. Shpresoj se kjo do të jetë një taktikë e Gjermanisë për t'i bere vendet lindore të përgjegjshme për atë çka Bashkimi Evropian nënkupton.
Zgjdhje të përbashkëta të problemeve të përbashkëta.Por nëse kufinjtë pasohen nga kufinj të tjerë dhe duke pasur parasysh rritjen e popullaritetit të forcave politike antievropiane atëhere kënaqësisë së lëvizjes së lirë do t'i vijë fundi.
E nëse njerëzit nuk lëvizin më lirisht nuk do të vonojë dhe pyetja: po Evropa e Bashkuar ç'kuptim ka më?
Redaksia online
(s.m/shqiptarja,com)
/Shqiptarja.com