TIRANE-Gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar në studion e Report Tv u shpreh se Shqipëria as nuk humbet dhe as nuk fiton nga fakti nëse Greqia zyrtarizon zgjerimin me 12 milje në detin Jon. Ai sqaroi se zgjerimi nga 6 në 12 milje është e drejtë e Greqisë, por kjo nuk i jep asnjë avantazh veçse të lëvizë në këto ujëra dhe madje as të peshkojë. Më tej ai shtoi se ky zgjerim nuk ka të bëjë me përcaktimin e zonës ekonomike për të cilët duhet një tjetër marrëveshje.

"Nuk ka asgjë të keqe të ndahet deti mes Shqipërisë dhe Greqisë, por aty ku i takon, sipas të drejtës së Zotit. Qeveria greke do të mbrojnë interesat e saj të mos fundoset politikisht dhe unë besoj se bën lojëra, makinacione. Është një drejtë e Greqisë së pari ta zgjerojë në 12 milje. Nuk e di nëse lejohet ta shpallësh parcialisht. Nëse këta e shpallin dhe nëse lejohet, dhe regjistrohet në Bruksel, ne jemi të detyruar ta njohim.

Ne nuk humbim dhe nuk fitojmë asgjë. Ne kemi një kufi me Greqinë, në disa vende nga ishulli Othonoi, deri te gjiri Gramës, kemi 24 milje detare, këto do të ndahen 12 me 12. Ti ke 12 miljet e tua, çështja bëhet kur mes Greqisë dhe ishullit tjetër kemi 20 milje detare, nuk plotësohet, ne kemi 12 me ligjin e vjetër, ndërsa grekët 6.

Nëse do të bëhet sipas ligjit të ri, kjo i bie që të ndahet në mes. Ti vërtetë ke 12 milje, por nuk ke të drejtë që të bësh asgjë edhe pse ata kanë 6 milje dhe pjesa tjetër është neutrale, ti nuk ke asnjë punë tjetër atje pa u përcaktuar zona ekonomike, etj. Mund të lëviznin, kjo është avantazhi, por jo të peshkojnë.

Nuk ka ndonjë humbje. Ministria e Jashtme është përgjigjur dhe është korrekte, pasi cdo shtet ka të drejtë t'i shpallë 12 milje detare. Nuk ka asgjë të keqe, që nga 6 milje tani bëhet 12, nuk ka asgjë të keqe. Ndërkohë që nuk ka lidhje me pjesën e ndarjes së detit për gjëra të tjera. Marrëveshja që u bë nga Berisha ishte për të gjitha, shelfin kontinental dhe më pas për përcaktimin e zonës ekonomike ekskluzive" tha ai në Report Tv.