Kufiri detar,Panariti:Gati grupet
e punës me urdhër të Berishës

Kufiri detar,Panariti:Gati grupet <br />e punës me urdhër të Berishës
TIRANE – Ndërkohë që ish presidenti i Republikës, Bamir Topi ka deklaruar se nuk ka dijeni për ngritjen e ndonjë grupi ndërinstitucional për të negociuar me Greqinë për vijën kufitare të ujrave mes dy vendeve dhe se nuk ka marrë asnjë urdhër në Presidencë, për ngritjen e një grupi të tillë, ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, deklaroi se ka nisur puna për zgjidhjen e kësaj çeshtjeje dhe se mundësitë e finalizimit të saj janë të hapura. Në një prononcim mediatik për Vizion Plus, Panariti tha se strategjia që do ndiqet në raport me Greqinë do të bëhet publike vetëm pasi grupet e punës të nxjerrin rezultatet e tyre.

"Me urdhër të kryeministrit janë krijuar dy grupe pune që po punojnë për prodhimin e opsioneve sa më solide për adresimin e këtij problemi. Pika e referimit në hapat e mëtejshme do të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, po për të mos qenë i nxituar do të më lejoni që unë të pres rezultatin e grupeve të punës për ta bërë pastaj publik dhe për të përcaktuar më pas edhe strategjinë që ne do të ndjekim në raport me Greqinë për rinegocimin apo për opsione të tjera padyshim edhe për të mos lejuar spekulime të ndryshme nga aktorë apo faktorë sepse për ministrinë e Punëve të Jashtme mbrojtja e interesave kombëtare është prioriteti më madhor", sqaroi ministri Panariti në prononcimin e djeshëm në Vizion Plus.

Shumë faktorë politike dhe të shoqërisë civile kanë kërkuar më shumë transparencë për rinegociimin e marrëveshjes. Aleanca Kuq e Zi, me një gjest simbolik vendosi edhe shenjat e kufirit, duke denoncuar shitjen e hapësirës shqiptare.

Ndërkohë, opozita e ka kundërshtuar fort rihapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë për përcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve. Nëpërmjet një deklarate të tre ditëve më parë, Partia Socialiste tha se Kryeministri në mënyrë të fshehtë po ia shet kufijtë shtetit fqinj.

Opozita ka bërë vazhdimisht thirrje që negociatat e reja të jenë në zbatim te vendimit të Gjykatës Kushtetuese, si dhe të përjashtohen nga negociatat të gjithë ata zyrtarë që morën pjesë në bisedimet për marrëveshjen e parë, ndëra kërkon ndaj presidentit Nishani që të bëhen publike aktet e dikutuar adhe negociimet të bëhen në publik.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

U arrestua sot nga RENEA, Report Tv siguron foton e Astrit Avdylajt

U arrestua sot nga RENEA, Report Tv siguron foton e Astrit Avdylajt