TIRANE - Kryeministri i vendit, Berisha, në fshehtësi të plotë po mundohet të përfundojë një marrëveshje të re me shtetin fqinj për ndarjen e kufirit detar pa u nxjerrë ende përgjegjësia përkatëse ligjore apo penale për negociatorët e marrëveshjes së mëparshme për kufirin detar në kanalin e Korfuzit.
Deklarata erdhi nga nënkryetari i grupit parlamentar në PS, Sajmir Tahiri që sipas tij, Kryeministri nuk po respekton institucionet kushtetuese ashtu siç veproi edhe me emërimin e Elvis Cefës në KLD dhe SHIK-sit të Gazidedes, Visho Lika.
“Në një kohë kur Sali Berisha nga njëra anë dërdëllit gjithë ditën për imunitetin dhe nga ana tjetër grabit institucionet kushtetuese dhe sistemin e drejtësisë, vazhdon një errësirë e plotë pa kurrfarë transparence, të hedhi hapat e parë drejt një marrëveshjeje tjetër për kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë”, tha deputeti Tahiri në një deklaratë për shtyp.
Ndërkaq, PS i kërkon presidentit Nishani që të përjashtojë të gjithë ata persona që u përfshinë në negocimin e marrëveshjes së parë dhe që u rrëzua unanimisht nga Gjykata Kushtetuese.
Nga ana tjetër, Partia Socialiste, kërkoi zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese si dhe përfshirjen e “ekspertëve të pavarur, shoqërisë civile, specialistëve në vend dhe të huaj përkrah grupit negociator të qeverisë, sepse vendi, toka, deti dhe sovraniteti kombëtar nuk i përkasin qeverisë Berisha, por janë të popullit shqiptar”.
(kz/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com