TIRANE- Ish presidenti i Republikës Bamir Topi, nuk ka dijeni për ngritjen e ndonjë grupi ndërinstitucional për të negociuar me Greqinë për vijën kufitare të ujrave mes dy vendeve. Zoti Topi, tashmë i përfshirë sërish në politik, në rradhët e Partisë Fryma e re Demokratike, reagoi dje në linjë telefonike për urdhërin e nxjerrë nga kryeministri Sali Berisha në 4 korrik 2011, urdhër, i cili sipas investigimit të gazetës "shqiptarja.com", edhe pse ka mbi një vit që është marrë nga kryeministri, nuk është botuar në asnjë prej fletoreve zyrtare.
“Ka një urdhër për ngritjen e grupit të punës? Nuk di gjë. Nuk ka ardhur asnjë urdhër i tillë në Presidencë. As në administratën e Presidentit të Republikës për sa kohë që unë e drejtoja atë. Nuk kam dijeni as për emrat që janë vendosur në këtë grup pune, dhe në këtë kontekst, nuk u kam dhënë atyre plotfuqishmërinë, e përcaktuar e tillë sipas kushtetutës" tha ish presidenti Bamir Topi në linjë telefonike.
Siç duket, kryeministri Berisha ka pritur ardhjen e presidentit të ri Bujar Nishani, për të formalizuar firmën mbi dokument.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën Shqiptarja.com Bli gazeten online
/Shqiptarja.com