Deputeti i Partisë së Lëvizjes Vetvendosja,në Kosovë Liburn Aliu ishte i ftuar mbrëmjen e kasaj të hëne në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" ku foli për çështjen e kufijve të Kosovës.
Mundësia e një marrëveshje të fshehtë te mundshme të nënshkruar mes Prishtinës e Beogradit për korrigjimin e territoreve, ishte një ndër temat e trajtura në emision ku deputeti i Lëvizjes Vetevendosje e ka konsideruar një proces jolegjitim dhe krejtësisht të rrezikshëm sipas tij idenë e korrigjimit të mundshëm, të kufijve që do të cënonte interesat territorialë të Kosovës.
Duke iu referuar kufinjve aktual në hartë, deputeti Aliu ka shpjeguar se platforma e paraqitur në emër të delegacionit shtetëror të Kosovës duhet studiuar me kujdes pasi vihet në diskutim çështja e kufijve të Kosovës. Sipas tij loja e kufijve ëhstë e rrezikshme,dhe përmes kësaj qasje duan ta maskojnë Kosovën me korrigjim kufijsh.
"Marrëveshjet që janë bërë deri më sot, në lidhje me Kufirin nuk kanë patur asnjë rezultat konkret. Gjithmonë ka patur vetëm negociata pa marrëdhënie reciprociteti që të prodhonte një marrëveshje . Gracanica, Artana, Parteshi, Kllokoto , Shvërca janë komuna që kanë shumicë serbe dhe Lëvizja e Vetevendosjes i ka kundërshtuar sepse janë krijuar mbi bazën e planit të Ahtihsarit. Ata (serbët) kërkojnë kompetenca të veçanta që i krijojnë në bashkëpunim me Beogradin. Përmes këtyre vijave entnike, me shumica serbe ata kërkojnë të vendosin dominimin e tyre.Serbët përmes vetos, shumicës së dyfishtë ata kanë mundësi ta bllokojnë dhe ta ruajnë ndikimin e tyre në Kosovë. Kjo ka qenë arsyeja pse Vetevendosja nuk e ka pranuar skenarin e asosacionit.
Liburn Aliu, deputet i Lëvizjes Vetevendosje
I pyetir se nëse ka rënë ideja e mundësisë së asosacioni, duke u zëvendësuar me ide tjetër në marrëveshjen e mundshme Kosovës dhe Serbisë Aliu ka shpjeguar është kthyer tanimë në një mundësi tjetër të korrigjimit të kufijve.
"Asgjë konkrete nuk është thënë. Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar se kërkojmë që të bashkojmë Preshevën , Bujanovcin dhe Medvegjian t'ia bashkojmë Kosovës dhe ne të mos japim asgjë në këmbim. Kemi një proces negociator ku gjithmonë është folur për Kosovën dhe Serbinë dhe asnjëherë nuk është foluar duke i diskriminuar shqiptarët e Kosovës në komunat e Preshëvës , Medvegjias, Bujanovcit. Asnjëherë nuk ka qenë në rend dite nga qeveria e drejtuar nga Presidenti Hashim Thaçi në axhëndën e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, gjë që ne prandaj i kemi kundërshtuar këto lloj negociatash me Serbinë.
Liburn Aliu, deputet i Lëvizjes Vetevendosje
"Është e rrezikshme të flitet për shkëmbim kufijsh dhe bëhet fjalë për rreth 11.000 mijë km katror. Nuk ka sens logjik, variante të tilla janë të padrejta që të lihen jashtë territorit shqiptar shtetas shqiptar. Nuk është çështja që bëhet fjalë vetëm për humbje territoriale, bëhet fjalë edhe për humbje të pasurive natyrore, si liqeni i Ujmanit, miniera e Trepçës. Nuk ka fare transparencë, në një kohë që kemi takime të fshehta mes Thaçit dhe Vuçicit. Në negociata të vazhdueshme, që kemi patur në Bruksel dhe që kanë rezultuar në dështim pasi në asnjë rast nuk ka patur njohje të Kosovës nga Serbia" , u shpreh deputeti Aliu.
se kuptoj,si ka mundesi emertimet ne "panel" te mos jene ne Shqip?
Përgjigju