Kufiri me Greqinë, Brokaj:
Greqia s'ka punë në Otranto

Kufiri me Greqinë, Brokaj:<br />Greqia s'ka punë në Otranto
TIRANE- Katër ish-ministra, dy të Jashtëm dhe dy Mbrojtjeje janë shprehur se negociatat për marrëveshjen për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë duhet të rinisë, por duhet të bëhet me transparence, konform ligjeve dhe konventave ndërkombëtare si dhe në funksion të interesit kombëtar.

Shqiptarja.com publikon sot qëndrimet e ish-ministrave të Jashtëm, Arta Dade e Tritan Shehu dhe ish-ministrave të Mbrojtjes, Sabit Brokaj e Ilir Gjoni në lidhje me kufirin detar me Greqinë.

Ndërsa Shehu e cilëson spekulim të Ramës debatin për ligjin, ish-ministrat socialistë kërkojnë që përgjegjësit për marrëveshjen e parë për kufirin të shkojnë para drejtësisë.

"Të respektohet Kushtetuesja e Konventat. S'ka përse të bëhet Greqia partner në ngushticën e Otrantos, pasi
historikisht partner të Otrantos kanë qënë Shqipëria e Italia. Arbitrazhi ndërkombëtar, mendoj se s'ka pse të vemi deri atje për kufijtë" - deklaron Brokaj.

Nga ana tjetër nënkryetari i Komisionit parlamentar të Sigurisë, Ilir Gjoni është shprehur se PS ka bërë gati draftin e ligjit për "kufijtë detarë" dhe do ta dërgojë në Kuvend për diskutim dhe miratim menjëherë sapo të
fillojë sesioni i ri parlamentar.

Çfarë deklaroi Brokaj, Shehu, Dade e Gjoni mund ti lexoni në gazetën Shqiptarja.com Versioni PDF
(sg/shqiptajra.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!