Kufiri në veri pa policë dhe doganierë shqiptarë

Kufiri në veri pa policë dhe doganierë shqiptarë
Në pikëkalimin kufitar G1 në Jarinje të Leposaviqit, të premten nuk ka pasur asnjë polic dhe doganier shqiptar.

Policët ndërkombëtar të EULEX-it, turq dhe bullgarë bëjnë kontroll rutinor të makinave që futeshin nga Serbia në Kosovë, derisa sigurinë e mbikëqyrnin ushtarët e KFOR-it të kontigjentit amerikan, thonë burimet e Shqiptarja.com.

I njëjti burim saktëson se ushtarët e KFOR-it kanë lejuar hyrjen e makinave me udhëtarë në territorin e Kosovës, ndërsa nuk janë lejuar të futen mallrat me akcizë. Anëtarë të KFOR-it dhe EULEX-it në këtë pikëkalim kufitare G1 kanë theksuar se ka javë që policët dhe doganierët shqiptare të Kosovës nuk janë parë.

“Nuk kanë se si të vijnë dhe ne nuk mund të transportojmë ata gjithmonë me helikopterë”- ka thënë një ndërkombëtar në pikëkalimin kufitarë në Jarinje.
Veriu i Kosovës ka mbetur kështu në duart e grupeve kriminale serbe, por atje funkcionon edhe e gjithe infrastruktura e shtetit serb.

Që nga lagjja e boshnjakëve në periferi të Mitrovicës e deri në Jarinje diku rreth 60 km, apo 18 përqind e territorit të Kosovës nuk shihet asnjë shenjë e shtetësisë së Kosovës. Në dy anët e rrugës ka vetëm pankarta, njoftime e tabela të komunikacionit të cilat njoftojnë vetëm në gjuhën serbe e në shumicën e rasteve në alfabetin cirilik.

Askund në 60 km rrugë nuk ke mundësi të takosh një element më të voglin të shtetësisë së Kosovës, as polic serb që punon me uniformën e policisë së Kosovës në atë pjesë përkatësisht në magjistralen e Ibrit.
Në dy barrikadat në Mitrovicës veriore, të premten janë tubuar një numër më i madh i rojeve të urës, grup kriminal që ishte konsideruar i shuar, ndërsa ka patur shtim të rojeve edhe në Rudarë si dhe në hyrje të Leposaviqit ku Mbrojtja Teritoriale Serbe kontrollon dhe legjitimon automjetet që futen në Leposaviq dhe drejtë pikës kufitare.

(rg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën