Kufizim qarkullimi për mjetet e rënda, 2 ministri hartojnë masat për sezonin turistik

Kufizim qarkullimi për mjetet e rënda, 2 ministri hartojnë masat për sezonin turistik

Damian Gjiknuri me Shoqatën e Transportuesve Ndërkombëtare rrugor

Dy ministri po hartojnë udhëzimin për kufizim të qarkullimit për mjetet e rënda nga 15 qershori deri më 15 shtator. Kufizimi i qarkullimit për mjetet e rënda gjatë sezonit turistik ka qënë në tema e takimit konsultues mes ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri me Shoqatën e Transportuesve Ndërkombëtare rrugor, Drejtuesit e Porteve Detare dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme po përgatisin një udhëzim të përbashkët mbi kufizimet e qarkullimit të mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave në periudhën e sezonit veror.

Gjatë sezonit turistik, nisur edhe nga kushtet e disa segmenteve rrugore dhe për të krijuar lehtësi për pushuesit, sidomos në ato zona që kanë intensitet me turizmin, bazuar në legjislacionin në fuqi, sëbashku me Ministrin  e Brendshëm do nxjerrim një udhëzim ku do të disiplinojmë trafikun e mjeteve të rënda. Duke vendosur nga 15 Qershori në 15 Shtator kufizim të trafikut të mjeteve të rënda në periudhat e fundjavave. Duke nisur nga e premtja përfshirë ditën e dielë trafiku i mjeteve të rënda do të ndalohet në disa segmente kryesore rrugore.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri


(Damian Gjiknuri me Shoqatën e Transportuesve Ndërkombëtare rrugor)

Gjatë diskutimit me grupet e interesit, u dakordësua periudha e disiplinimit 15 Qershor-15 Shtator ndërsa në ditët e ardhshme do të përcaktohen nga specialistët edhe oraret e kufizimit të qarkullimit në këto tre ditë të fundjavave dhe gjithashtu akset në të cilat do të zbatohet për të krijuar lehtësitë e lëvizjes por dhe mos penguar bizneset në aktivitetin e tyre.

Udhëzimi do të ndiqet e zbatohet në terren në kordinim mes Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe agjencive tjera që rregullojnë transportin rrugor përfshirë dhe Portet dhe Doganat.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë