
Pas njoftimit për kufizime të energjisë elektrike, Ministria e Ekonomisë së Kosovës, u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të gjejnë mënyra të tjera alternative për t’u ngrohur në dimër.
“Tutje, Qeveria do të marrë masa për çështjen e ngrohjes gjatë muajve në vijim për të ndihmuar qytetarët. Prandaj, të gjithë qytetarët dhe sipërmarrësit, të cilët janë duke planifikuar të bëjnë investime në sistemet e tyre të ngrohjes, ftohen e rikujtohen që t’i ndërrojnë ato nga energjia elektrike në forma të tjera të burimit të energjisë”, thuhet në njoftim.
Lajmi kryesor:
Kriza/ Nisin reduktimet e energjisë elektrike në Kosovë







