Kufizimi i lëvizjes së betoniereve, Shoqata e Ndërtuesve: Po pengoni aktivitetin dhe rrezikoni jetën e punonjësve natën! Veliaj: Vendimi i vështirë, por i drejtë

Kufizimi i lëvizjes së betoniereve, Shoqata e Ndërtuesve: Po pengoni aktivitetin dhe rrezikoni jetën e punonjësve natën! Veliaj: Vendimi i vështirë, por i drejtë

Foto ilustruese

Vendimi i Bashkisë Tiranë për të ndaluar qarkullimin gjatë ditës të mjeteve të tonazhit të rëndë në Tiranë, deri në orën 20.00, ka hasur kundërshtinë e Shoqatës së Ndërtuesve, që preket direkt nga ky vendim. Përmes një letër dërguar Ministrit të Brendshëm, Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Drejtorit të Policisë së Shtetit, Drejtorit të Policisë së Tiranës dhe Drejtorit të Policisë Rrugore të Tiranës kërkojnë që të lejohet kalimi i autobetonierave, që të mos ndalohet aktiviteti i tyre.

"Lejimin e vazhdimësisë normale të punës për prodhimin dhe transportin e betonit, lejimin e lëvizjes së autobetonierave të sektorit të ndërtimit gjatë orarit të punës në Tiranë. Kërkojmë nga institucionet kompetente lejimin e vazhdimësisë të punës tone normale, duke shmangur kështu, “abuzimet” e punonjësve të policisë ndaj firmave të betonit, në mënyrë të përditshme, në çdo rrugë të Tiranës", thuhet në letër.  

Sipas Shoqatës së ndërtuesve ky vendim i Bashkisë së Tiranës vë në rrezik sigurinë e punonjësve të sektorit të ndërtimit, por po ndikon drejtpërdrejtë edhe në sigurinë e ndërtesave të reja. Në letër Shoqata e Ndërtuesve shpreh shqetësimin se lënia në gjysmë e një bazamenti, strukturave mbajtëse ose e soletave është teknikisht e ndaluar pasi dëmton qëndrueshmërinë e objekti.

"Duhet të sqarojmë se, për specifikat e betonit dhe rrezikshmërinë e lartë që paraqet ky lloj procesi, është e pamundur që të punohet natën në lartësi të mëdha dhe pa ndriçim normal. Gjithashtu, ekzistojnë edhe procese pune që detyrimisht duhet të vazhdojnë pa ndërprerje 12 (dymbëdhjetë) orë e më tepër. Lënia në gjysëm e një bazamenti, strukturave mbajtëse ose e soletave është teknikisht e ndaluar mbasi dëmton qëndrueshmërinë e objektit. Gjithashtu, betoni nuk është material i cili shkarkohet si inertet dhe përpunohet në një moment të dytë. Betoni trasportohet me makineri të cilësuara si makina teknologjike (autobetoniere), ka një orar teknikisht të caktuar brenda të cilit duhet të jetë i hedhur në vepër", thuhet në letër.

Më 7 janar Shefi i qarkullimit rrugor në Policinë Bashkiake, Gentian Vocaj bëri të ditur se nuk do të jepen më autorizime që mjetet e tonazhit të rëndë të lëvizin ditën në Tiranë, por pas orës 20:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit. Në lidhje me kërkesën e tyre ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili e ka konsideruar vendim të vështirë, por të drejtë kufizimin e qarkullimit të mjeteve të rënda dhe betoniereve gjatë ditës në rrugët e Tiranës.  

(kliku ketu per te lexuar dokumentin)

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:21
Vendimi për kufizimin e lëvizjes së mjeteve të rënda ditën, Veliaj: I vështirë, por i drejtë! Betoni mund të hidhet edhe natën

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e ka konsideruar vendim të vështirë, por të drejtë atë për kufizimin e qarkullimit të mjeteve të rënda dhe betoniereve gjatë ditës në rrugët e Tiranës.

Duke marrë shkas nga disa reagime nga ana e ndërtuesve, Veliaj shpjegoi se arsyeja kryesore është mbarëvajtja e aktivitetit të institucioneve arsimore në kryeqytet, sidomos në orët e para të mëngjesit kur edhe trafiku në Tiranë rëndohet.

“Ne kemi marrë disa vendime të vështira, por të drejta dhe detyra ime e kërkon, ashtu sikurse edhe detyra juaj nesër, që jo të merrni vendimet më popullore, por edhe vendime të vështira të cilat mërzisin disa njerëz, por janë për të mirën e përbashkët. Një prej këtyre vendimeve është që ne kemi ndaluar totalisht makinat e rënda, siç mund të jenë kamionët, apo betonieret gjatë kohës kur ka aktivitet mësimor; pra ndalohen nga ora 07:00 e mëngjesit deri në 20:00 të darkës. Pyetja është: A është vendim i drejtë? Unë them se po! Betoni mund të hidhet edhe natën, hekuri mund të shkarkohet edhe natën, ndërkohë shkolla është me detyrim, fillon në orën 08:00, kopshtet hapen që në orën 06:30, çerdhet hapen që në orën 06:30, sepse ka prindër që duhet të jenë në punë në orën 7:00. Kemi marrë një vendim që ka hasur shumë kundërshtime, me siguri do të përfundojnë edhe në gjykatë si shumë prej këtyre vendimeve të Bashkisë së Tiranës, por them se është vendim i drejtë,” u shpreh Veliaj në një takim me drejtues të shkollave të mesme në kryeqytet.

 

/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artan Trebicka: 10/01/2022 18:57

    Po qytetarët që shkojnë në mëngjes në punë dhe nxënësit që shkojnë në shkollë gjatë natës duhet të rrinë pa gjumë nga zhurma e betonierave?! Mbas orës 24 ndalohet me ligj të bësh zhurmë dhe të lësh njerëzit pa gjumë. E di këtë kryetari i bashkisë dhe policia? Kjo është një shkelje me këmbë e të drejtave themelore të qytetarëve që e kanë zgjedhur. Nuk duhet lejuar.

    Përgjigju
  • Emigrati: 10/01/2022 18:29

    Vendimi esht ma se i nevojshem per ndotjen e airit por qeveria duhet te japi koh dhe ndihma kredish kompanive te pajisen me mjete te teknolagjis se lar si pershemboll euro 6 mjete me ADBLU dhe mos te bahet bashki prepotente

    Përgjigju
  • Lali: 10/01/2022 18:25

    Dhe ju ja fusni kot Lereni kto lodrat kamiona te mbjellin disa pem betoni se e zbukurojne qytetin ,

    Përgjigju
  • tirona: 10/01/2022 18:23

    Ne asnje vend te europes nuk qarkullojne makina te tonazhit te rende neper qytete

    Përgjigju
  • Tefiku: 10/01/2022 18:13

    Me shume betoniere sesa autobusa diten

    Përgjigju
  • Tung: 10/01/2022 17:33

    Duket Vendim prej injoranti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës