Shërbimi meteorologjik Ushtarak ka bërë një parashikim të detajuar të motit, nga ku bën me dije se shpejtësia e erës më e fortë ka qenë në Tiranë, e ndërsa dita më e ftohtë do të jetë e marta. Sipas SHMU duke nisur nga orët e mesditës së ditës së sotme era ka qenë intensive në vendin tonë me shpejtësi mesatare 5-10m/s dhe drejtim nga kuadrati i veriut. Shpejtësia më e lartë e regjistruar në qytetin e Tiranës me 18m/s. Era intensive do të vazhdoj deri në orët e para të mëngjesit të së hënës me shpejtësi mesatare 5-10m/s dhe hera-herës era fiton intensitet deri në 15-20m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore stuhi ere e cila arrin shpejtësinë deri në 25-30m/s. Duke nisur nga orët e mesditës së të hënës pritet pakësimi gradual i intensitetit të erës me shpejtësi mesatare 5-10m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare zonat luginore të verilindjes dhe juglindjes si dhe zonën e alpeve era do të mbetet intensive deri në 20-30m/s përsëri me drejtim nga kuadrati i veriut. Nga e marta era humbet akoma më shumë intensitet dhe bëhet mesatare me shpejtësi 3-8m/s me përjashtim vijën bregdetare e cila do të arrijë shpejtësi deri në 15m/s. Dita më e ftohtë parashikohet të jetë mëngjesi i së martës me temperaturat që pritet të arrijnë deri në -10 gradë në zonat malore, -6 në ato te ulëta dhe -1 gradë në ato bregdetare.
Lajmi kryesor:
Pezullohen lundrimet Bari-Durrës, mbyllet edhe porti i Vlorës! Stuhia e erës rrëzon pemët në Tiranë, bien tullat! (VIDEO)
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.8%
-
I keq
10.4%
-
As i mirë as i keq
43.8%
Vota total: 48
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ballkani nën stuhi të forta bore
25 Dhjetor, 12:44
-
Reshjet e dëborës në disa akse, ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir! Borëpastrueset në terren
24 Dhjetor, 08:39
-
Moti për sot/ Reshje shiu dhe dëbore në gjithë territorin
24 Dhjetor, 07:40
-
Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve Durrës-Bari e anasjelltas, në Vlorë trageti mbetet në radë! Rruga e Arbrit e pakalueshme
23 Dhjetor, 13:45
-
Mot me shi, ndalohet lundrimi i peshkarexhave në Vlorë! Vijon normalisht për tragetet
20 Dhjetor, 10:29
-
Bulqizë/ Reshje të dendura shiu, bëhet e pakalueshme rruga që lidh dy lagjet e qytetit! Banorët heqin këpucët për të kaluar (VIDEO)
15 Dhjetor, 11:51
-
Moti i keq/ Kapiteneria e Portit të Durrësit dhe Vlorës ndalon sot lundrimin e anijeve të vogla të peshkimit! Tragetet vijojnë normalisht
14 Dhjetor, 10:06
-
Moti i keq/ Reshje të dendura bore në veri të vendit! Vështirësi në qarkullim, Policia thirrje drejtuesve: Përdorni zinxhirë
9 Dhjetor, 07:29
-
Moti i keq/ Korça dhe veriu i vendit nën ‘pushtetin’ e borës, trashësia deri në 60 cm! Mijëra banorë pa energji, s'ka probleme me qarkullimin (VIDEO)
1 Dhjetor, 09:48
-
Aksident nga moti i keq në aksin Morinë-Kukës, mjeti del nga rruga! S'ka persona të plagosur
30 Nëntor, 21:55
-
Reshjet e dendura të dëborës në Rrugën e Kombit dhe Bulqizë, policia apel shoferëve: Pajisuni me zinxhirë dhe goma dimërore, asnjë aks rrugor i bllokuar
30 Nëntor, 16:30
-
Turizmi i bardhë, nis sezoni i skive në Dardhë të Korçës! Lëvizja e mjeteve vetëm me goma dimërore! Reshjet e dëborës në 'Rugën e Kombit', policia apelon: Pajisuni me zinxhirë
30 Nëntor, 08:59