Kujdes fastfood-et, rrezikoni depresionin

Kujdes fastfood-et, rrezikoni depresionin
TIRANE – Tashmë është e konfirmuar: fastfood-et shtojnë rrezikun e depresionit. Kush ha produkte furre si croissant apo muffin dhe panine hamburger, hot dog apo pizza të konfeksionuara ka 51% më shumë mundësi për të hasur në këtë sëmundje në krahasim me ata që ushqehen në mënyrë më korrekte. Pohimi vjen nga një studim i publikuar në revistën shkencore Public Health Nutrition: sa më shumë fast food konsumohet aq më shumë rrezikohet.

Kërkuesit ka krijuar edhe një identikit të atyre që privilegjojnë këto lloj ushqimesh. Shpesh bëhet fjalë për single, që kryejnë pak aktivitet fizik dhe nuk ndjekin një ushqim korrekt, pra hanë pak fruta, peshk, perime dhe vaj ulliri, shpesh pinë duhan dhe punojnë më shumë se 45 orë në javë.

Kërkuesit pohojnë se vite më parë, në një periudhë kohore kur nuk ekzistonin fast food-et, sëmundja e depresionit ishte më pak e përhapur se në kohët e sotme moderne në popullsinë e vendeve mesdhetare.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Sarandë, arrestohet grabitësi serial, vodhi marketin (EMRI)

Sarandë, arrestohet grabitësi serial, vodhi marketin (EMRI)