Kujdes, java më e rëndësishme e muajit që do ndjehet deri në Mars të 2024! Horoskopi 11-17 dhjetor nga astrologu Jorgo Pulla

Sipas astrologut Jorgo Pulla do të jetë një javë vendimtare në çështje të rëndësishme që do të kemi dhe pikërisht kjo javë do të na shoqërojë deri në Mars të vitit 2024, pra çfarë bëjmë tani dhe çfarë duam të realizojmë dhe prioritetet që do të vendosim do të reflektohen dhe do të kenë ndikim deri në muajin Mars. Është momenti më i mirë, më i duhuri në vazhdimësi, prandaj duhet të jemi sa më të vëmendshëm për gjërat që do të bëjmë, pasi kjo javë do t’u japë mundësi të gjitha shenjave të zodiakut, dikujt më shumë e dikujt më pak…Nëse do të bëjmë një klasifikim të shenjave, thekson Pulla, në bazë të ndikimit dhe vendosjes planetare në vendin e 12-të për këtë javë është shenja e Peshores.

12. Peshorja

Në vendin e 12-të kemi shenjën e Peshores, ka ndikime pikërisht në këtë javë që vërtet realizon, stabilizon, mundëson në gjëra që mund të bëhen. Peshorja duhet të jetë shumë e vëmendshme për ato çfarë do të marrë përsipër, sepse koha nuk është e mjaftueshme për të stabilizuar gjithçka ju dëshironi, por meqënëse kjo javë na shoqëron deri në fund të Marsit duhet pasur kujdes dhe vëmendje në gjërat që duam të bëjmë. Në çështjet shpirtërore ndikimet dhe lidhjet që kanë të bëjnë me Peshqit duket se janë më të favorizuara si dhe me Akrepët. Ndërsa një vëmendje duhet të bëjë Peshorja tek ekonomia, stabilizimi i saj, pasi është një kohë jo e përshtatshme për shpenzime.

11. Demi

Në vendin e 11-të kemi shenjën e Demit, duket se mundësitë që jepen dhe ato që do të hidhen në letër duhet të jenë të realizueshme, qëndroni me këmbë në tokë! Nëse merrni përsipër të bëni shumë gjëra në të njëjtën kohë, nuk do të jetë mirë për ju, prandaj duhet të keni shumë kujdes, sepse si shenjë toke keni shumë gjëra për të bërë dhe për të thënë. Është një javë me mundësi në ndryshime, do të keni disa nisma të reja, mund të keni një ndryshim pune pikërisht në këtë javë, edhe pse është java e vendimeve të mëdha, pra duhet të vendosim qoftë për mirë qoftë për vështirësi që mund të hasim. Është mirë që gjërat e rëndësishme ti shikoni me lupë, pasi kjo kohë tregon që vazhdimësia të jetë sa më e mbarë duhet të tregoheni të kujdesshëm. Në çështjet shpirtërore nuk duket se ka diçka për t’u shqetësuar në fushën e dashurisë, shance të mira kanë ato që janë në lidhje të gjata, gjithashtu dhe lidhjet me jashtë, sidomos me Ujor të 10-të ditëshit të parë.

10. Virgjëresha

Në vendin e 10-të kemi Virgjëreshat, të cilat nuk janë në një moment fort të mirë në fushën ekonomike financiare. Bëni pak kujdes, janë hapur disa çështje të cilat nuk po mbyllen dot, ndaj duhet pak më shumë përkushtim dhe rikuperim në çështjet që lidhen kryesisht me ekonominë. Por, në anën tjetër jeni në pritje të një premtimi që ju është bërë apo në pritje të një fitimi, një surprizë e keni dhe së shpejti do të vijë, por tani për tani duhet të jeni të kujdesshëm në shpenzime. Gjithashtu kujdes dhe në fushën e punës dhe karrierës, do të keni disa ndryshime të mëdha tani në këtë periudhë. Nga mesi i javës mund të merrni një ofertë, përgatituni që pas datës 24 dhjetor të keni surpriza të mëdha që janë shumë pozitive për ju. Në çështjet shpirtërore lidhjet më të favorizuara dhe me ndikime më pozitive jane me Peshq.  

9. Binjakët

Në vendin e 9-të kemi Binjakët me Mërkurin në retrogradë, i cili është guvernatori i tyre dhe jep shumë ndryshime për këtë shenjë. Duke qene se Mërkuri është në krahun e kundërt ka dhe mundësinë për të rregulluar çështjet e së shkuarës, të cilat duhet të mbyllen. Është një moment i mirë për të stabilizuar gjithçka ashtu si ju dëshironi dhe pikërisht kjo periudhë është tepër e mirë dhe pozitive ku mundësitë nuk do të mungojnë. Është një javë me ndryshime dhe me mundësi në vazhdimësi në fushën e punës dhe karrierës. Ndërsa në lidhje me disa dokumentacione duhet patur kujdes, duhet të mbyllni sa nuk është vonë disa problematika të vogla. Në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Akrep të 10-të ditëshit të parë dhe me Bricjap të 10-të ditëshit të tretë duket se kanë disa gjëra shumë pozitive.

8. Akrepi

Në vëndin e 8-të renditen Akrepët të cilët duket se mundohen shumë këtë periudhë, edhe sepse kanë pasur disa çështje problematike në lidhje me disa shit blerje apo me pasuri të paluajtshme. Duhet patur kujdes, mos të nxitohen në marrje vendimesh të rëndësishme, edhe pse është një javë që ju jep shumë mundësi dhe sidomos aftësi intuitive, por është një periudhë paksa delikate, e cila lidhet me çështje madhore, lidhet me çështje dokumentacioni, lidhet me ekonominë dhe kryesisht me paranë në dorë. Kini kujdes, nëse nuk ju duhet një shpenzim i caktuar mos e bëni tani, lëreni në një moment tjetër! Ndërsa në fushën shpirtërore lidhjet me ndikime favorite për Akrepin janë me Binjak të 10-të ditëshit të parë.

7. Bricjapi

Në vendin e 7-të kemi Bricjapët, për një arsye të vetme sepse i është bërë një ofertë pune, por duke qenë se janë të përfshirë në punën aktuale nuk kanë kohën e duhur për t'a pranuar këtë ofertë dhe do ishte mirë që të bëjnë shumë kujdes Bricjapët dhe të mos marrin vendime këtë javë, por t'a shtyjnë për më vonë. Shqyrtoni me kujdes dhe detaje çdo hap që do të bëni, pasi nëse merrni përsipër të bëni këtë punë të dytë mund të humbisni të parën. Në fushën shpirtërore Bricjapët janë shumë të lidhur me familjen. Për të palidhurit ka një ndikim shumë të mirë tani në këtë periudhë, ndërsa lidhjet që kanë të bëjnë me Gaforre të 10-të ditëshit të parë dhe me Virgjëreshë të 10-të ditëshit të tretë kanë një ndikim pozitiv në vazhdimësi. Gjithashtu një bashkim familjar ka mundësi të mira stabilizimi.

6. Shigjetari

Në vendin e 6-të renditen Shigjetarët, të cilët me inteligjencën e tyre përfitojnë gjithnjë nga mundësitë që u jepen. Ata dinë t'i japin rëndësinë e duhur gjërave, por kanë pak probleme me fushën ekonomike financiare edhe pse duhet thënë se Shigjetarët nuk ngelen kurrë pa para. Përgjatë kësaj jave është mirë që të qëndrojnë larg blerjeve të mëdha, kujdes çfarë ju thonë, jo gjithçka që shkëlqen është flori, prandaj duhet patur shumë kujdes. Shigjetari duhet të jetë më i vëmendshëm në çdo vendim e hap që do të bëjë, pasi kjo javë është tepër e rëndësishme dhe çdo veprim do të na shoqërojë për disa muaj në vazhdim. Kujdes nga një takim i fshehtë që nuk doni që t'a marrin vesh të tjerët, mësohuni të mbani disa sekrete! Gjithsesi stabilizimi dhe ndryshimet janë në rrugë të mirë, sidomos në atë të dashurisë. Lidhjet me Dem të 10-të ditëshit të parë dhe Luan të 10-të ditëshit të tretë kanë ndikime pozitive.

5. Luani

Në vendin e 5-të kemi Luanët. Një çështje e lënë pezull dikur, një çështje dokumentacioni, udhëtimi apo një çështje ekonomike duket se këtë javë mund të marrë drejtimin e duhur. Përgjatë kësaj jave mund të prisni një lajm, ndoshta nga dita e mërkurë mund t'a merrni. Ditën e hënë pak kujdes për Luanin, pasi ka një lëvizje hënore boshe dhe është mirë që paraditen e ditës së hënë mos të mbyllni takime të rëndësishme. Ditën e mërkurë, më datën 13 dhjetor kemi Hënën e re dhe gjithashtu kemi dhe ndikimin e Mërkurit në retrogradë, i cili do të na japë mundësi për të mbyllur çdo problematikë nga e kaluara. Pak kujdes këtë javë me komunikimin dhe marrëveshjet ndërpersonale! Disa lajme që mund t'ju duken negative mos u shqetësoni, pasi ka shumë mundësi që të mos jenë reale. Në anën shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Ujor janë më të favorizuara.

4. Peshqit

Në vendin e 4-rt renditen Peshqit, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm tani. Nëse mund të flasim për këtë vit se cila nga shenjat zodiakale ka vuajtur më shumë, janë Peshqit, kanë bërë nder kanë gjetur qeder, një çështje ligjore pa të drejtë e kanë humbur. Mirëpo tani dalin në sipërfaqe këto gjëra dhe duket se për Peshqit do të kthehet fati në anën e tyre. Peshqit kanë fuqinë që mbizotëron në gjëra të mëdha, dhe tani ka ardhur momenti për Peshqit. Do të marrin përgjatë kësaj jave një ofertë shumë të mirë pune dhe nuk duhet të thonë Jo. Kanë të gjitha mundësitë për të bërë me sukses dy punë në një kohë. Gjithashtu do të kenë mundësi të lidhen me autoritete, me njerëz të rëndësishëm. Një gëzim familjar pritet të kenë përgjatë kësaj periudhe, gjithashtu një çështje dokumentacioni do të mbyllet duke qenë se kanë shumë mundësi të mëdha në këtë kohë, është momenti më i mirë i mundshëm i stabilizimit. Në fushën shpirtërore pak vëmendje duhet të bëjnë me Gaforre dhe Akrep të 10-të ditëshit të parë.

3. Dashi

Në vendin e 3-të pozicionohet Dashi, i cili ka pasur disa vështirësi në këtë kohë, por pritet shumë shpejt një stabilizim. Fokusi më i madh i kësaj jave për Dashin do të jetë në çështjet ligjore. Do dalin disa gjëra në sipërfaqe për Dashin, por ai do të gjejë mënyrën e duhur për të zgjidhur këto probleme, mund të jetë një çështje pune, një padrejtësi, një çështje dokumentacioni apo një çështje penale. I keni të gjitha mundësitë dhe është momenti i duhur për të stabilizuar çdo gjë që të shkojë në vendin e duhur. Nga kjo javë deri në fund të muajit Korrik fillon një ndikim shumë i mirë planetar ku do të jepen mundësi shumë të mëdha. Jepini peshë gjërave që tani dhe mirëpërgatituni që suksesin t'a keni të garantuar! Në fushën e dashurisë mundësitë më të mira janë me Peshore dhe Binjak.

2. Ujori

Në vendin e dytë kemi Ujorin, i cili ka qenë pak i shqetësuar sidomos në fushën e punës, por tani del e drejta në shesh dhe Ujorët jo vetëm që do të kenë mundësi rikuperimi dhe stabilizimi, por do të marrin dhe disa para nga e shkuara apo i është bërë një padrejtësi të cilën do t'a fitojnë. Përgjatë kësaj jave do të marrin një ofertë nga e marta ose të enjten, janë dy ditë perfekte dhe për vendimmarrje dhe mund të firmosin për çështje të rëndësishme në fushën e punës dhe biznesit. Është një moment shumë pozitiv, një moment ideal ku keni mundësi të shkëlqeni dhe të realizoni çdo synim tuajin. Në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Akrep të 10-të ditëshit të parë dhe Dem të 10-të ditëshit të tretë janë perfekte, ndërsa një njohje apo lidhje e re ka mundësi dhe prespektivë të mirë vazhdimësie.

1. Gaforrja

Në vendin e 1-rë për këtë javë është shenja e Gaforres. Kanë patur mjaft probleme, kanë gati tre muaj me shumë ndikime, pasiguri, çështje të pazgjidhura. Por, vjen një moment tani në çështje pune, në çështje ekonomie ku do të ringrihen dhe shkojnë drejt një stabilizimi të sigurtë, pasi Gaforret janë nga ato shenja që nuk rrëzohen kollaj. Është momenti i Gaforreve që ato të 'shpërthejnë' në gjërat që duan, në çështje ekonomike financiare, në marrjen e vendimeve të rëndësishme dhe jo vetëm... Ndërsa në çështjet që lidhen me anën shpirtërore kanë më shumë shance të mëdha ata që kanë patur një shkëputje apo një ndarje nga një lidhje. Më të favorizuara janë ndikimet Gaforre - Bricjap, është momenti i bashkimit dhe stabilizimit të lidhjes, gjithashtu Gaforre -Peshk kanë ndikimin e Neptunit në trekëndësh me Hënën ku jep mundësi të mëdha stabilizimi.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shpërthimi fatal për babë e bir në Lushnje, a keni siguri në vendin tuaj të punës?



×

Lajmi i fundit

Vlorë, i djegin BMWX5 në oborrin e banesës (EMRI)

Vlorë, i djegin BMWX5 në oborrin e banesës (EMRI)