"Më jepni një palë këpucë të rehatshme dhe do pushtoj botën". E kush nga vajza nuk e gjen veten tek kjo shprehje? Bukuria kushton dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për aspektin ekonomik. Më poshtë po ju sjellim, 6 llojet e këpucëve që ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj.
Këpucët me majë
Këpucët me majë nuk rekomandohen, kryesisht për vajzat që kanë një këmbë të gjerë. Ato janë shumë të ngushta dhe ushtrojnë presion mbi gishtat.
Shapkat me gisht
Shapkat me gisht duken të mrekullueshme për verë dhe në plazh. Por, le t'i shqyrtojmë më nga afër për të kuptuar nëse në të vërtetë janë aq të mira sa mund të na duken. Së pari, nuk mund të quhen të rehatshme, pasi ndikojnë në zgjerimin e hapësirës mes gishtit të madh dhe të dytit. Së dyti, shkakton probleme në lëkurë. Së treti, sjellin probleme tek gjunjët sepse nuk këmba nuk mbështetet si duhet.
Këpucët me taka të larta
Po! Vajzat i adhurojnë, sepse duken më të gjata dhe më tërheqëse, por dëmi është më i madh nga sa mendoni ju. Mbajtja e takave të larta çon në shtrembërimin e legenit.
Këpucët e sheshta
Mund të jetë e habitshme, por këpucët krejtësisht të sheshta mund të dëmtojnë shëndetin tuaj. Kjo ndodh sepse e gjithë pesha e trupit bie në shputën e këmbës. Si rezultat, do keni dhimbje në gjunjë.
Atletet e vrapit
Është e vërtetë! Vishni këpucët e vrapit vetëm kur dilni për vrap. Nëse i mbani ato çdo ditë, mund t'ju duken shumë të rehatshme dhe të lehta, por e dëmtojnë seriozisht këmbën tuaj. Kjo sepse janë shumë të lehta dhe të buta.
Këpucët me takë ortopedike
Për të gjithë vajzat që i adhurojnë takat e larta, por nuk ecin lehtësisht me to, zgjidhja është taka ortopedike. Megjithatë, nëse do duhet të zgjidhnit, më e mira për këmbën tuaj, do të ishin këpucët me takë normale, sepse përthyhen në varësi të lëvizjes së këmbës.