‘Kujdes komunikimin me qytetarët’, Balla me drejtuesit e Policisë së Korçës: 100 banesat e para do t’u jepen familjeve të reja të efektivëve

‘Kujdes komunikimin me qytetarët’, Balla me drejtuesit e Policisë së Korçës: 100 banesat e para do t’u jepen familjeve të reja të efektivëve

Balla dhe efektivët e policisë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë takimit që zhvilloi me strukturat drejtuese të Policisë Vendore të Korçës deklaroi se është shumë i rëndësishëm përmirësimi i kushteve të shërbimit të çdo punonjësi policie.

Ministri Balla në fjalën e tij u shpreh se shumë shpejt do të trajtohet problemi i banimit për uniformat blu, për ata që shërbejnë në qytete të ndryshme nga qyteti ku kanë familjen, duke nënvizuar se do t’i hapet rrugë aplikimeve për vitin 2023, duke e nisur me 100 banesat e para.

“Do të kujdesem posaçërisht për rritjen e standardit të jetesës të punonjësve të Policisë dhe përmirësimin e kushteve të shërbimit të çdo punonjësi policie, që nga kushtet financiare deri tek kushtet e strehimit kur shërbejnë jashtë vendbanimit apo krijojnë familje të reja. Pa e harruar që nga sot sistemimin përfundimtar të të gjitha familjeve të policëve të vrarë në krye të detyrës, fëmijët e të cilëve janë fëmijët tanë. Ndaj do të trajtojmë problemin e banimit për ata që shërbejnë në qytete të ndryshme nga qyteti ku kanë familjen dhe gjithashtu do të hapim rrugën e aplikimeve për vitin 2023, duke e nisur me 100 banesat e para, të cilat do t’u jepen familjeve të reja të punonjësve të policisë. Kriteret do të bëhen publike në ditët në vijim në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë”, theksoi ministri Balla.

Gjithashtu ministri Balla kërkoi luftë intensive, me fokus krimin e organizuar si u kërkoi forcave të rendit një kujdes të shtuar në komunikimin me qytetarët, duke i konsideruar si partnerin më të fortë të policisë në betejën me paligjshmërinë.

Ministri i Brendshëm Balla përfundim të fjalës së tij, duke folur për rëndësinë e Kodit Etik, u shpreh se ai duhet të jetë udhërrëfyes për çdo punonjës policie.

M.T/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shefi: 23/07/2023 14:03

    Partneri më i fortë në polici, që ka për qëllim sigurimin e rendit,qetësisë,jetës dhe pronës e mbi të gjitha i rezultateve në luftën kundër krimit e korrupsionit,është qasja,zgjedhja,emërimi dhe mbështetja e fuqishme e drejtuesve të lartë të policisë në qarqe. Gabimi më i madh është ndryshimi i vendeve,nga njl qark në tjetin. Hallkë e rëndësishme që do kujdes dhe vëmendje të veçantë,është ajo e Inspektorit të zonës,të jetë patjetër oficer me përvojë dhe cilësi të larta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kremlini: Putini gati për bisedime për paqe me Ukrainën

Kremlini: Putini gati për bisedime për paqe me Ukrainën