Kujdes me gjumin. Studimi: Orët
e pakta janë rrezik vdekjeje

Kujdes me gjumin. Studimi: Orët<br />e pakta janë rrezik vdekjeje
Sipas disa studimeve të bëra më parë thuhet se sëmundjet e enëve të gjakut që furnizojnë zemrën dhe trurin me gjak, janë shkaqet kryesore të vdekjes.

Studiuesit në Universitetin e Stanfordit, thonë se gjumi i pakët mund të rrisë rrezikun e këtyre dy sëmundjeve.

Projekti mori në studim 1300 kartela të personave duke përdorur të dhënat e vdekjeve nga "Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve".

Nga ky studim u zbulua se individët të cilët flinin më pak se gjashtë orë gjumë natën ishin dy herë më shumë të rrezikuar ndaj sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru se sa ata që flinin më shumë se gjashtë orë.

Gjithashtu presioni i lartë i gjakut dhe niveli i sheqerit ishin të lidhura ngushtë me rrezikun e vdekjes pasi presioni i lartë dobëson venat të cilat mund të çahen dhe mund të pësoni hemoragji cerebrale ose hemoragji në organe të tjera jetësore.

Redaksai Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë