Kujdes në përdorimin
e antibiotikut

Kujdes në përdorimin<br />e antibiotikut
Antibiotiku mund të veproj në organizmin tonë si një armik për sëmundjet duke mos i shëruar në qoftë se përdorimi i tij është shumë i shpeshtë dhe konsumohet në mënyrë jo të këshillueshme nga mjeku. Kështu ai do të sjellë një rezistencë në organizmin tonë duke mos luftuar infeksionet.

Për përdorimin e antibiotikut duhet të këshilloheni dhe diagnostifikoheni tek mjeku për të ditur më parë për sëmundjen që keni. Ka një ndryshim mes viruseve dhe baktereve që mund të kemi pasi antibiotiku përdoret gjithmonë kur kemi baktere dhe jo viruse.

Është shumë e vështirë të vlerësohet se a është shkaktuar sëmundja nga viruset apo nga bakteret, aq më parë të konstatohet se cili lloj i antibiotikëve, cila dozë dhe kohëzgjatja e terapisë është e nevojshme të aplikohet.

Infeksionet virusale janë më të shpeshta se ato bakteriale. Viruset janë shkaktarë të ftohjes, gripit, dhimbjes së fytit, ndezjes së sinuseve dhe kollitjes.

Kollitja dhe dhimbja e fytit në të shumtën e rasteve janë simptoma të infeksioneve virusale dhe antibiotikët nuk mund të ndihmojnë në shërim, por as në lehtësim të simptomeve.

Antibiotikët mund të shkaktojnë efekte anësore. Më së shpeshti barkqitje, mundim. Nëse merrni shumë shpesh antibiotikë dhe në mënyrë jo të rregullt, bakteret në to bëhen rezistuese.

Sa më shpesh që merren antibiotikët aq më e madhe është mundësia që bakteret të rezistojnë. Sot ekzistojnë bakterie që janë rezistuese në shumë antibotikë dhe këtyre bakterie dijnë seriozisht t’i bëjnë dëm shëndetit, por edhe të rrezikojnë jetën tuaj.

Zhvillimi i rezistencës ndaj antibiotikëve nuk mund të parandalohet totalisht, por mund ta ngadalësojmë me marrjen e rregullt të antibiotikëve: vetëm me rekomandim të mjekëve. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

'Daily Mail': Shqipëria, perla e fshehur që premton bukurinë e një lokacioni pa turma vizitorësh

'Daily Mail': Shqipëria, perla e fshehur që premton bukurinë e një lokacioni pa turma vizitorësh