KUJDES nëse bëni seks me
Noizy-n, mund t'ja thotë 'gjithë botës'

KUJDES nëse bëni seks me<br />Noizy-n, mund t'ja thotë 'gjithë botës'
Kur vjen puna tek Noizy dhe jeta e tij personale, të gjithë duan të dinë diçka. I ftuar në emisionin e Ermal Mamaqit “6 ditë pa Ermalin”, reperi në kuadër të një loje, ka treguar emrat e artistëve me të cilët ai pretendon se ka kryer marrëdhënie seksuale.

Në ekran u shfaqën foto të ndryshme të artisteve shqiptare dhe 29-vjeçari duhet të pinte një gotë me alkool nëse kishte patur marrëdhënie me ndonjërën prej tyre. Mes shumë emrash, si Enca, Çiljeta, Rozana Radi, Tuna, Luana, Marina, Kallashi, Ilda Bejleri, Dafina Zeqiri apo Adelina Tahiri, lideri i OTR, ktheu gotën me alkool kur u shfaq fotoja e Tunës dhe e Adelina Tahirit.

Reperi ka rrëfyer se ka patur një histori me Tunën dy vite më parë, gjë që nuk është komentuar nga këngëtarja dhe gjesti në emisionin e Mamaqit do të ishte hera e dytë që përmend diçka të tillë.
noizy
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'